Promovim Biznesi
Promovim i biznesit një faktor kyç që ndikon në zhvillimin e tij. Dija është faktori i vetëm i cili mund të rrisë kreativitetin. Si mund të bëheni krijues nëse nuk keni njohuri? Me rritjen e njohurive në lidhje me një lëndë të veçantë rritet edhe potenciali i krijimtarisë. Çdo njeri ka diçka të lindur në të. Besohet se artistët janë më krijues, sepse ata kanë talent në disa degë të artit dhe për atë arsye ata krijojnë artin me mendjen e tyre të hapur.
Cilët janë faktorët që ndikojnë në Promovim Biznesi
- Logoja e kompanisë – a nxit kjo mendimin e dëshiruar nga audienca e synuar.
- Web faqja – a është kreative me ngjyra dhe përmbajtje të ndryshme dhe a është aktuale,
- Paketimi i prodhimeve – a është më ndryshe nga ajo e konkurrencës dhe më tërheqëse,
- Pamja e kartelave, zarfeve të biznesit,
- Pamja e dyqanit dhe rregullimi i tij i brendshëm, higjiena, ndriçimi, pajisjet,
- Bashkëpunimi i të punësuarve me klientët, personalisht dhe me telefon,
- Veshja e të punësuarve.
Procesin e ndërtimit të imazhit të kompanisë e përbëjnë:
- identiteti i kompanisë,
- komunikimet e kompanisë,
- imazhi i kompanisë
Identiteti i kompanisë është realitet në të cilën mbijeton kompania e vetme. Komunikimet e kompanisë paraqesin një sërë burimesh, mesazhe dhe media përmes të cilave kompania paraqet veçantinë ose markën e saj për klientët, ose për publikun. Imazhi i kompanisë është përshtypja që kanë blerësit.
Qëllimi i udhëheqjes me ndërtimin e imazhit të kompanisë është që kompania të komunikojë me një publik të veçantë që është i rëndësishëm për të. Në mënyrë që audienca do të zhvillojë dhe do të mbajë një pasqyrë të dëshiruar për kompaninë. Kjo nënkupton prezantim të identitetit, komunikim me blerësit dhe sigurimin e eksperiencave me produktin.
Marrëdhëniet ndërmjet promovimit dhe komunikimit
Në marketing nën nocionin promovim nënkuptohet përmbledhja e aktiviteteve me ndihmën e të cilave krijohet vetëdija për të provuar ose për të shfrytëzuar ndonjë prodhim. Promovimi mbulon aktivitetet me ndihmën e të cilave tentohet të rritet shitja e prodhimeve dhe shërbimeve.
Promovimi është formë e komunikimit të kompanisë me klientët e saj.
Promovimi përdor metoda të ndryshme për të arritur deri te konsumatorët e synuar me dërgimin e mesazheve të duhura me qëllim që të realizohen qëllimet dhe objektivat e kompanisë.
Procesi komunikimit ndihmon që:
- të identifikohen mesazhet të cilat duhen të dërgohen,
- të caktohet audienca e synuar me të cilën do të komunikohet,
- të vendoset për formën, mesazhin dhe kohën kur duhet të dërgohet,
- të mblidhen informacione mbi pakënaqsitë e produktit ose përfitimet e tij.
Promovimi përfshin dërgimin e informacioneve në lidhje me prodhimet, linjat e prodhimit, markat e prodhimeve, kompaninë. Promovimi realizohet me anë të mediave siç janë: televizioni, radioja, gazetat, Interneti, telefoni, ose duke përdorur mjete promovuese, siç janë promovimi i shitjes, shitja personale, emaili direkt, panairi, ekspozitat.
Raporti ndërmjet promovimit dhe sjelljes së konsumatorëve
Sjellja e blerësve është mësimi kur, pse, si dhe ku njerëzit blejnë ose nuk blejnë prodhime të caktuara. Në blerjen nga ana e blerësve ndikojnë shumë faktorë të natyrës psikologjike, sociologjike dhe ekonomike.
Blerësi në procesin e blerjes ka tri role të ndryshme edhe atë si:
- Shfrytëzues,
- Pagues,
- Blerës.
Promovimi dorëzon informacione me anë të të cilave njihet me prodhimet dhe shërbimet të cilat i nevojiten. Kjo e përkujton, e nxit dhe e motivon blerësin që të blejë atë që ai ka nevojë.
Vendimmarrjen për blerje, blerësit e bëjnë në mënyra të ndryshme dhe me motive të ndryshme. Që të mund të tërhiqet një blerës patjetër duhet të dihet pse ai blen prodhim / shërbim të veçantë. Pasi kjo është e njohur, atëherë prodhuesi mund t’i drejtojë aktivitetet promovuese për blerësit në mënyrë në të cilën do ta informojë, do ta interesojë dhe do ta bindë për të blerë prodhime nga ai. Asnjë blerës apo vetëm disa prej tyre, vendimin për blerje e sjellin individualisht. Ata gjithmonë janë nën ndikimin e disa stimuleve të caktuara të cilat mund të jenë nga mjedisi, si mesazhe ekonomike, teknologjike, ligjore dhe politike, kulturore, apo mesazhe promovuese të transmetuara përmes mediave të ndryshme.
Për të mësuar nevojat e blerësve duhet të dihet se çfarë i motivon konsumatorët për blerje dhe si të bëhet ndikimi ndaj tij për blerje të prodhimeve dhe shërbimeve të kompanisë. Njohja e blerësve i mundëson kompanisë që të zhvillojë prodhim dhe ta japë deri te blerësi në mënyrë të përshtatshme të shitjes me çmim të vërtetë dhe me aktivitete të tjera promovuese.


