Faqe Profesionale
Kur të ndërtoni një faqe profesionale kërkon kujdes dhe njohuri për teknologjitë dhe praktikat më të mira në fushën e zhvillimit të webit.
Krijimi i web-faqeve mund të bëhet në disa faza:
- Plani,
- Dizajni dhe projektimi,
- Kodimi(HTML),
- Transferimi në internet-upload (FTP),
- Testimi,
- Promocioni,
- Mirëmbatja dhe pasurimi i web site-it.
Secila nga këto faza duhet të ketë objektivin e caktuar dhe rezulltatet e parashikuara mëparë.
Planifikimi për një faqe profesionale përfshin përcaktimin e këtyre elementeve:
- Qëllimi i site-it,
- Audiencën e duhur,
- Strategjisë,
- Objektivave
- Zgjedhjen e hostit.
Dizenjimi për një faqe profesionale:
Proçesi i dizajnit website-it përfshin disa principe të dizajnit dhe të shkrimit. Në këtë fazë përfshihen:
- Zgjedhja e fotografive dhe lidhjeve (link)për secilën faqe,
- Krijimi i skemës standarde të navigacionit me kreun (header) dhe përfundimin e faqes (footer) për website-in,
- Përpilimi i folderave me tekst për secilën faqe të site-it. Në këtë fazë është shumë mirë që të përfshihet edhe përmbatja.
Kodimi për një faqe profesionale
Kodimi i website-it mund të bëhet duke shfrytëzuar:
- Form wizard,
- HTML shembujt (templates),
- HTML editorin,
- Duke gjeneruar kodin manualisht.
Në këtë fazë duhet shtuar dhe:
- Kreun standard të faqes (header),
- Përfundimin standard të faqes (footer),
- Shtojcat për navigacion,
- Lidhjet (link).
Fotot dhe folderat me zëra të mbledhur për website. Kodi HTML burimor i secilës faqe mund të gjendet me komandat nga browseri view/ sorce code.
Mirëmbajtja
Pasi që të kenë përfunduar të gjitha fazat e tjera të zhvillimit të website-it, është e rëndësishme të bëhet mirëmbatja e vezhdueshme të website-it duke i përsëritur fazat e kaluara vazhdimisht. Me krijimin e web site-it, puna nuk quhet ende e kryer, sepse ajo vazhdimisht duhet të pasurohet dhe përditësohet me shënime të reja.
Më lartë treguam se web faqja apo web site është elementi kryesor i web teknologjisë në të cilin realizohen web aplikacionet. Për të krijuar një web faqe apo një web aplikacion, dhe ai të mund të përdoret nga përdoruesit e tjerë, atëherë duhet të realizohen disa hapa:
Hapi i i parë i realizimit të web faqes
Zgjidhja e hardware-it në të cilin do të vendoset website apo web faqja, një server kompjuter që do të ketë rolin e web serverit. Për këtë qëllim na duhet një kompjuter me shërbime të web me një ose më shumë web serverë ku do të qëndrojnë web faqja. Në të cilin do të ruhen dhe arkivohen versionet e web faqes në rast dëmtimi, në formë të backup proçedurave.
Hapi i dytë
Zgjidhja e software-it të përshtatshëm me të cilin do të zhvillojmë webfaqen apo web aplikacionin (p.sh. Microsoft Expression Web). Realizimi mund të jetë edhe më kompleks, ku futen më shumë se një software, ku përfshihet edhe menaxhimi i bazës së të dhënave.
Hap i tretë
Është lidhja në Internet me anë të provajderëve të Internetit (ISP-Internet Service Provider) të cilët mundësojnë publikimin e web faqes dhe web aplikacionit në Internet. Çdo ISP sot ofron edhe shërbimin e pritësit virtual (web hosting) si dhe mundëson regjistrimin e domain-it.
Për të publikuar një website në internet duhet të realizojmë këto proçese:
- Emri (Domain) (p.sh. kompania.al),
- Web Hosting (web pritës) për web faqen ose Web server,
- Dizajn– me software të web faqeve,
- Listimi për faqe (në Search engines – Google, Yahoo, Bing, etj),
- Mirëmbajtja dhe update.


