Faqe Profesionale - Një mundësi shumë e mirë për marketing

Faqe Profesionale

Faqe Profesionale

Kur të ndërtoni një faqe profesionale kërkon kujdes dhe njohuri për teknologjitë dhe praktikat më të mira në fushën e zhvillimit të webit.

Krijimi i web-faqeve mund të bëhet në disa faza:

  • Plani,
  • Dizajni-projektimi,
  • Kodimi(HTML),
  • Transferimi në internet-upload (FTP),
  • Testimi,
  • Promocioni,
  • Mirëmbatja dhe pasurimi i web-siteit.

Secila nga këto faza duhet të ketë objektivin e caktuar dhe rezulltatet e parashikuara mëparë.

Planifikimi i një Faqe Profesionale përfshin përcaktimin e këtyre elementeve:

  • Qëllimi i sajtit,
  • Audiencën e shfrytëzuesit,
  • Strategjisë,
  • Objektivave dhe,
  • Zgjedhjen e hostit.

Disenjimi i një Faqe Profesionale:

Procesi i dizajnit websajtit përfshin disa principe të dizajnit dhe të shkrimit. Në këtë fazë përfshihen:

  • Zgjedhja e fotografive, midi-fajllave, dhe lidhjeve (link)për secilën faqe,
  • Krijimi i skemës standarde të navigacionit me kreun (header) dhe përfundimin e faqes(footer) për veb-sajtin e shfrytëzuesve,
  • Përpilimi i fajllave me tekst për secilën faqe të sajtit të shfrytëzuesit. Në këtë fazeështë shumë mire që të përfshihet edhe përmbatja.

Kodimi i një Faqe Profesionale

Kodimi i web-sajtit mund të bëhet duke shfrytëzuar:

  • Form wizard,
  • HTML shembujt (templates),
  • HTML editorin dhe,
  • Duke gjeneruar kodin manualisht.

Në këtë faze duhet shtuar dhe:

  • Kreun standard të faqes (header),
  • Përfundimin standard të faqes (footer),
  • Shtojcat për navigacion,
  • Lidhjet (links).

Fotot dhe filet me zëra të mbledhura për web-faqe. Kodi HTML burimor i secilës faqe mund të gjendet me komandat nga browseri view/ sorce code.

Mirëmbatja e një Faqe Profesionale

Pasi që të kenë përfunduar të gjitha fazat e tjera të zhvillimit të web-sajtit, shfrytëzues i duhet të bëjë mirëmbatjen e vezhdueshme të web sajtit duke i përsëritur fazat e kaluara vazhdimisht. Me krijimin e web sajtit, shfrytëzuesi nuk e ka kryer punën e tij, sepse atë vazhdimisht duhet ta pasurojë dhe freskojë me shënime të reja.

Më lartë treguam se web faqja apo web site është elementi kryesor i web teknologjisë në të cilin realizohen web aplikacionet. Për të krijuar një web faqe apo një web aplikacion, dhe ai të mund të qaset nga përdoruesit tjerë, atëherë duhet të realizohen disa hapa:

Hapi i i parë i realizimit të web faqes

është është zgjidhja e hardverit në të cilin do tëvendosetweb site apo web faqja, një server kompjuter që do të ketë rolin e web serverit (Fig.1.1,dhe Fig.1.2 nga kapitulli i kaluar). Për këtë qëllim na duhet një kompjuter me shërbime të web, apo një apo më shumë web serverë ku do të qëndrojë web faqja, dhe në të cilin do të ruhen dhe arkivohen versionet e web faqes në rast dëmtimi, në formë të backup procedurave.

Hapi i dytë – është zgjidhja e softverit të përshtatshëm

me të cilin do të zhvillojmë webfaqen apo web aplikacionin (p.sh. Microsoft Expression Web). Realizimi mund të jetë edhe mëkompleks, ku involvohen më shumë se një softver, ku përfshihet edhe menaxhimi i bazës së të dhënave.

Hap i tretë – është lidhja në Internet me anë të provajderëve të Internetit (ISP-Internet Service Provider)

Të cilët mundësojnë publikimin e web faqes dhe web aplikacionit në Internet. Çdo ISP sot ofron edhe shërbimin e pritësit virtual (web hosting) si dhe mundëson regjistrimin e domainit.

Për të publikuar një web sajt në Internet duhet të realizojmë këto procese:

  • Emri (Domain) (p.sh. kompania.al),
  • Web Hosting (web pritës) për web faqen ose Web server për web faqen,
  • Dizajn– me softver të web faqeve,
  • Listimi për faqe (në Search engines – Google, Yahoo, Bing, etj),
  • Mirëmbajtja dhe update.
Share the Post:

Postime të ngjashme

Faqe Web-i - Si mund të bëni një faqe webi
Ekspert SEO

Faqe Web

Faqe Web Gjithmonë duhet te dihet parimi i funksionimit të botës WEB dhe komunikimit me faqe web-i. Në esencë gjithmonë

Më tepër »
Faqe Interneti - Çfarë janë faqet e internetit
Ndërtim Website

Faqe Interneti

Faqe Interneti Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirëri të ndryshme të menaxhimit

Më tepër »
Reklamo biznesin - Reklamoni në fushën e marketingut digjital
Reklamimi

Reklamo Biznesin

Reklamo Biznesin Reklamo biznesin që të rrisni shitjet. Në një epokë ku rrjetet sociale dhe platformat online po bëhen gjithnjë

Më tepër »