Mënyra Reklamimi - Cilat janë mënyrat e reklamimit në internet

Mënyra Reklamimi

Mënyra Reklamimi

Do të shikojmë mënyra reklamimi të ndryshme dhe si t’i përdorni ato. Viteve të fundit ekonomia krahas zhvillimit të saj në mënyrën tradicionale ka filluar në masë të madhe të zhvillohet edhe online. Në këtë sferë reklamimi apo marketingu është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Në të shkuarën, kur kompanitë dëshironin të reklamonin produktet apo shërbimet e tyre, atë e bënin përmes kanaleve të marketingut tradicional si: TV, radio apo gazetat ditore. Deri vonë kjo, ka funksionuar mirë dhe ka qenë efikase, por e njëja gjë s’mund të thuhet edhe për 10 vjeçarin e fundit. Kjo sepse zhvillimet e mëdha teknologjike që kanë ndodhur kanë ndryshuar mënyren se si sot konsumatorët komunikojnë dhe bëjnë blerje në krahasim me vitet e mëhershme.

Kjo është arsyeja kryesore pse është i nevojshëm dhe duhet të planifikohet mirë marketingu digjital, për këta ka disa Mënyra Reklamimi.

Disa arsye të përdorimit të marketingut digjital janë:

  • Kthimi i investimit i shpejtë;
  • Më i lirë dhe më efektiv;
  • Audiencë më e madhe dhe e targetuar;
  • Menaxhim i lehtë dhe praktik;
  • Përcjellja online dhe direkte e shitjes;
  • Zgjatja e reklamës shumë e gjatë, etj.

Mënyrat e Reklamimit

Do të përmendim disa mënyra të reklamimit online.

Email Marketing

Marketingu me email është një mesazh marketingu komercial drejtuar nje grupi njerëzish duke përdorur email. Zakonisht përfshim emaile që kanë në përbërje, reklama, të reja mbi biznesin apo produktet tuaja. Kjo mënyrë krijon besnikëri dhe besueshmëri ndaj kompanisë tuaj.

Search Engine Optimization

Optimizimi për motorët të kërkimit ( Optimizimi i faqeve për motorët e kërkimit ) është një metodologji e strategjive ,teknikave dhe taktikave që ndiqen për të rritur numrin e vizitorëve në një faqe web duke përfituar një rank sa mësipër të jetë e mundur në kërkimin e faqes nga motorët ekërkimit, duke përfshirë Google, Yahoo, Bing dhe të tjera.

SEO ndihmon në garantimin nëse një faqe është e aksesueshme nga motori i kërkimit dhe përmirëson ndryshimet që do i gjenden faqes nga vetë motori i kërkimit.

Search Engine Marketing

Marketingu në motorët e kërkimit (Search Engine Markting) shërben për të rritur shikueshmërinë e faqes tuaj web në rezultatet e motorëve të kërkimit. Motorët e kërkimit shfaqin rezultate të sponsorizuara ose organike (të pa sponsorizuara) bazuar në termin ekërkuar.

Marketingu në motorët e kërkimit përfshin që gjithë aksionet e reklamuesit për ta bërë një faqe më të dukshme për terma të caktuar.

Social Media Marketing

Marketingu i rrjeteve sociale i referohet procesit të gjenerimit të trafikut në faqet web ose i tërheqjes së vëmendjes. Kjo nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale. Programi i këtij lloj marketingu kryesisht synon të krijojë një përmbajtje që tërheq vëmendjen dhe nxit lexuesit. Kjo bën që ata ta shpërndajnë atë në rrjetin e tyre social.

Display Marketing

Display advertising është një lloj reklamimi që shfaqetnë këto forma: tekst, logo, foto, animime, video, harta, etj. Përdoret për promovimin e produktit osekompanisë suaj. Avantazhi kryesor i tij është zgjedhja e audiencës sipas objektivav, sipas shtetit, gjinise, moshës etj.

Content Marketing

Content Marketing është një lloj marketingu që përfshin krijimin dhe shpërndarjen e publikimeve për te fituar klientë. Ky informacion mund të jetë në formate të ndryshme si: lajme, video, letra, e-books, studime shkencore, pyetje dhe përgjigje etj.

 

Share the Post:

Postime të ngjashme

Faqe Web-i - Si mund të bëni një faqe webi
Ekspert SEO

Faqe Web

Faqe Web Gjithmonë duhet te dihet parimi i funksionimit të botës WEB dhe komunikimit me faqe web-i. Në esencë gjithmonë

Më tepër »
Faqe Interneti - Çfarë janë faqet e internetit
Ndërtim Website

Faqe Interneti

Faqe Interneti Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirëri të ndryshme të menaxhimit

Më tepër »
Reklamo biznesin - Reklamoni në fushën e marketingut digjital
Reklamimi

Reklamo Biznesin

Reklamo Biznesin Reklamo biznesin që të rrisni shitjet. Në një epokë ku rrjetet sociale dhe platformat online po bëhen gjithnjë

Më tepër »