Mëso Dhe Fito Nga Marketingu Dixhital - Një mundësi për ju

Mëso Dhe Fito Nga Marketingu Dixhital

Mëso Dhe Fito Nga Marketingu Dixhital

Prej disa vitesh Specialisti ofron shërbime marketingu duke i shërbyer me profesionalizëm bizneseve Shqiptare dhe të huaja të cilët ende vazhdojnë të besojnë tek ne. Ne jemi një skuadër specialistësh të rinj dhe energjik të cilët punojnë çdo ditë për të sjellë risi në fushën e digital marketing. Kjo duke përdorur teknikat më të fundit.

Mëso dhe fito nga marketingu dixhital është një trajnim që ofrohet nga agjencia e marketingut Specialisti.al. Ky trajnim do të zgjasë 2 muaj ku ju gjatë kësaj kohe do të mësoni nga eksperienca 6 vjeçare  kësaj agjencie në tregun Shqiptar dhe jo vetëm. Trajnimi do të jetë i ndarë në 2 pjesë ku ju do të mundeni në muajin e parë të mësoni teorikisht mbi marketingun në internet. Më pas në muajin e dytë ju do të praktikoni ato që keni mësuar nga specialistët e marketingut dixhital.

Cilat do të jenë temat që do të trajtohen në Mëso Dhe Fito Nga Marketingu Dixhital?

Është e rëndësishme të dini se edhe pas përfundimit të këtij trajnimi marketingu ju duhet të vazhdoni të trajnoheni në këtë profesion. Kjo e thënë sepse në këtë profesion nuk duhet të ndaloni asnjëherë së mësuari.

  1. Rrjetet sociale dhe përdorimi i tyre për marketing

Platformat e rrjeteve sociale në ditët e sotme zënë një përdorim shumë të madh. Në botë numërohen 4.9 miliardë përdorues të rrjeteve sociale ndërsa në vendin tonë 1.6 milionë përdorues. Pra e thënë thjeshtë nëse je pronari i një biznesi ose dëshironi të bëheni menaxher marketingu në Shqipëri klientët tuaj do të jenë në mesin e këtyre përdoruesve. Do ju mësojmë si të përdorni disa teknika për të rritur audiencën tuaj.

  1. Content creator

Ju duhet të zhvilloni aftësitë tuaja kreative për të dhënë një ide mbi atë që do të shisni dhe që çdo postim i juaji apo blog të tërheqë vëmëndjen e audiencës. Ju do të mësoni se si të ndërtoni një content në bazë të asaj që doni të shisni.

  1. Strategjitë dhe përdorimi i tyre

Si një menaxher marketingu i ardhshëm duhet të dini të ndërtoni një strategji të marketingut duke planifikuar se si doni të arrini te audienca juaj dhe çfarë ështëmë kryesorja si ta konvertoni atë në klientë.

  1. Sponsorizimet ose advertising përdorimi i tyre në digital marketing

Çdo platformë e mediave sociale në ditët e sotme ka opsionin e saj të reklamimit ose sponsorizimin me pagesë. Ju duhet të aftësoheni të bëni fushata të ndryshme të marketingut duke rritur profesionalizmin tuaj.

  1. Email marketing

Është një nga mundsitë më të mira për të arritur të kapni një audiencë të madhe. Ndonëse ka njerëz të cilët e nënvlerësojnë këtë pavarsisht kësaj ajo është një nga mënyrat më të mira për marketingun online që ju duhet të dini.

  1. Brand awareness

Si ju mund të rrisni njohjen e markës tuaj dhe të keni një qëndrim kundrejt konkurencës duke qenë të veçantë në tregun në të cilin ofroni shërbimin apo produktin tuaj.

  1. Sigurinë në internet

Në këtë epokë ku komunikimi është zhvilluar kaq shumë dhe informacioni është kaq i bollshëm ka dhe njerëz të cilët do të mundohen t’ju hakerojnë për çdo gjë që ju mund të keni. Ne do t’ju tregojmë se si ju të krijoni një siguri tuajën. Në këtë mënyrë ju do mundeni të ruheni nga njerëz që duan t’ju dëmtojnë.

  1. Filmimi dhe editimi i vidjove

Do ju mësojmë se si të filmoni vidjo profesionale duke ju treguar çdo gjë hap pas hapi. Gjithashtu dhe editimin e vidjove e cila është pjesa ku ju duhet pak kreativitet dhe dëshirë. Më pas ju do të keni mundësinë të bëheni një profesionist si video maker.

  1. Platformat e freelancer

Do t’ju tregojmë se ku ju mundeni të reklamoni punët tuaja për tregun e huaj dhe si ta bëni atë. Mundësia në ditët e sotme për të punuar dhe jashtë vendit është e pafundme.

  1. Shitja

Ky trajnim nuk bëhet vetëm për trajnimin tuaj si menaxher i mediave sociale por edhe si të shisni shërbimin tuaj. Do ju shpjegojmë se si mund të arrini të bëheni një shitës që arrinë të ktheni çdo klient në blerës.

Megjithatë vlera e vërtetë e këtij trajnimi është tek eksperienca jonë 6 vjeçare që ne do të përcjellim tek ju. Kjo është një mundësi për ju që të bëni hapin e parë drejt profesionalizmit.

Share the Post:

Postime të ngjashme

Faqe Web-i - Si mund të bëni një faqe webi
Ekspert SEO

Faqe Web

Faqe Web Gjithmonë duhet te dihet parimi i funksionimit të botës WEB dhe komunikimit me faqe web-i. Në esencë gjithmonë

Më tepër »
Faqe Interneti - Çfarë janë faqet e internetit
Ndërtim Website

Faqe Interneti

Faqe Interneti Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirëri të ndryshme të menaxhimit

Më tepër »
Reklamo biznesin - Reklamoni në fushën e marketingut digjital
Reklamimi

Reklamo Biznesin

Reklamo Biznesin Reklamo biznesin që të rrisni shitjet. Në një epokë ku rrjetet sociale dhe platformat online po bëhen gjithnjë

Më tepër »