Sistem Shitjesh - Çfarë është dhe si funksionon

Sistem Shitjesh

Sistem Shitjesh

Një sistem shitjesh është procesi nëpër të cilin kalon një klient, që nga faza e kërkimit, derisa ai të bëhet një klient i pranuar. Mund të konsiderohet si sinonim për procesin e shitjes.

Produkti: Çdo gjë që mund të ofrohet në një treg për vëmendje, blerje, përdorim, konsum dhe që mund të plotësojë një dëshirë ose nevojë.

Shërbimet: Një formë e produktit e përbërë prej atributeve, përfitimeve dhe kënaqësive të ofruara për shitje, thelbësisht të paprekshme dhe që nuk rezultojnë në zotërimin e ndonjë gjëje.

Roli i teknologjisë në organizata është rritur në mënyrë maramendëse

Pasi kjo teknologji u përdor për të automatizuar për punimet me dorë, ajo e transformoi natyrën e punës. Madje dhe vetë formën e organizatës. Organizatat e biznesit i përdorin sistemet e informacionit për një tërësi qëllimesh. Përdorimi i tyrë është i lidhur ngushtë me strukturën e organizatave të biznesit si dhe me mënyrën se si ato kërkojnë realizimin e qëllimeve. Për të kuptuar se si sistemet e informacionit marrin formë nga organizata dhe se si ato i japin formë organizatës. Le “të egzaminojmë” më parë organizatat dhe sistemet e informacionit.

Sistem i Informacionit

Sistem shitjesh i nderthurur me sistemet e informacionit është një qasje e integruar për menaxhimin e procesit të shitjes duke përdorur teknologjitë e informacionit për të automatizuar dhe optimizuar operacionet.

Sistemet e Informacionit mbështesin dhe punojnë brenda të gjitha pjesëve të një proçesi të organizatës. Inputet për nënsistemet e përpunimt mund të vijnë nga burime të brendëshme apo të jashtme. Pavarësisht si hyn e dhëna në nënsistem, ajo është e dhënë e jashtme. Por, sapo futet në nënsistem ajo kthehet në të dhënë të brëndëshme. Në të njëjtën mënyrë, mallrat dhe shërbimet janë outpute si për sistemet e brendshme ashtu dhe për ato të jashtme.

Një shembull se si inputet mund të transformohen në vlerë të shtuar për një organizatë është software që ka të bëjë me mundësitë e reja të një biznesi. Këto tipe softwerësh analizojnë rrjetet sociale duke mbledhur të dhënat nga listë telefonike të punojësve të saj, nga libri i adresave, e-mailet dhe kalendaret. Më tej, ndërtohen relacionet midis të dhënave për të identifikuar klientët e rinj të mundshëm dhe mundësitë e reja të biznesit për të rritur shitjet. Kjo sjell rritjen e vlerës të të dhënave. Organizatat i realizojnë proçeset e vlerës së shtuar për të përmbushur qëllimet e tyre duke shfrytëzuar mundësitë.

Customer realationship management – CRM

Sistemet e marrëdhënieve me klientin (CRM ) janë programe që ndihmojnë një kompani të menaxhojnë lidhjen me klientin. Kjo duke përfshirë marketingun dhe reklamën, shitjet, shërbimin ndaj klientit pas shitjes, kontaktimin e klientit, edukimin e tyre në lidhje me produktet e reja dhe të shesë në mënyrë aktive produktet tek klientët egzistues dhe ata të rinj. Shpesh, softwaret CRM përdorin një tërësi burimesh të informacionit për të plotësuar profilet e klientëve.

Gjithashtu, sistemet CRM marrin feedback-un nga klientët që ndihmon në projektimin e produkteve apo shërbimeve të reja.

Cili është roli i sistemeve të informacionit në proçesin e shtimit të vlerës?

Një vështrim tradicional i sistemeve të informacionit tregon se ato janë përdorur nga organizatat për të kontrolluar dhe minitoruar proçeset. Ato proçese me vlerë të shtuar për të siguruar efektivitetin dhe efiçencën. Një sistem informacioni mund ta kthejë feedback-un nga nënsiteme proçesesh me vlerë të shtuar në informacione mjaft të rëndësishme. Kjo për përdorim nga ana e përdoruesve brenda një organizate. Ky informacion mund të rrisë performancën e sistemit dhe të përdoret si bazë për mënyrën se si organizata operon. Këto ndryshime mund të përfshijnë përdorimin e lëndëve të para të ndryshme apo të zhvillojë produkte dhe shërbime të reja.

Sistem i Informacionit

Në këtë këndvështrim, sistemi i informacionit është i jashtëm për proçeset dhe shërben për të monitoruar ose kontrolluar ato. Sidoqoftë, një këndvështrim më bashkëkohor, tregon që sistemet e informacionit shpesh janë të ndërlidhur ngushtësisht me vetë proçesin e vlerës. Një këndvështrim akoma më i tejshëm çon në një prespektivë të re në lidhje me atë se si dhe pse sistemet e informacionit mund të përdoren në biznes. Megjithatë roli potencial i sistemeve të informacionit brenda këtij proçesi çon në zbulimin e mënyrave më të mira.

Share the Post:

Postime të ngjashme

Faqe Web-i - Si mund të bëni një faqe webi
Ekspert SEO

Faqe Web

Faqe Web Gjithmonë duhet te dihet parimi i funksionimit të botës WEB dhe komunikimit me faqe web-i. Në esencë gjithmonë

Më tepër »
Faqe Interneti - Çfarë janë faqet e internetit
Ndërtim Website

Faqe Interneti

Faqe Interneti Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirëri të ndryshme të menaxhimit

Më tepër »
Reklamo biznesin - Reklamoni në fushën e marketingut digjital
Reklamimi

Reklamo Biznesin

Reklamo Biznesin Reklamo biznesin që të rrisni shitjet. Në një epokë ku rrjetet sociale dhe platformat online po bëhen gjithnjë

Më tepër »