Studio Reklamimi
Çfarë është një studio reklamimi? Një ndër hapat më të rëndёsishëm nё proçesin e menaxhimit strategjik tё marketingut ёshtё formulimi i strategjive, proçes i cili ёshtё mjaft i ndikuar nga vendimet subjektive tё pёrcaktuesve tё strategjisё. Kёshtu gjatё hulumtimit tё literaturës sё marketingut hasim nё modele, teknika dhe korniza logjike tё cilat nёse pёrdoren do t’ju ndihmonin. Por për një përdorim efikas të tyre dhe në mënyrën e duhur ju duhet të bashkpunoni me ato që merren me studio reklamimi. Në mënyrë qё tё zvogëlojnё shkallёn e subjektivitetit e po ashtu formulojnё dhe zgjedhin strategji mё efikase pёr arritjen e objektivave tё marketingut.
Çfarë është strategjia e marketingut? Studio Reklamimi
Strategjia ёshtё koncept i biznesit nё fokusin e tё cilit janё nevojat, pёrpjekjet e pёrmbushjes sё tyre dhe kënaqësitë e audiencës. Strategjia formohet duke kaluar nёper procese pёrkatëse tё ndara nё tri faza:
- grumbullimi i informacioneve,
- analiza dhe definimi i objektivave,
- marrja e vendimeve, pёrkatësisht realizimi i tyre.
Pёrcaktimi i strategjisё sё marketingut ёshtё proçes i domosdoshëm nga e cila definohen orientimet dhe mёnyrat për arritjen e objektivave në çdo kohë. Strategjiё e marketingut ndryshojnë pёr tё qenё nё hap me kohёn, me qёllim tё marrjes sё vendimeve të duhura me cilёsi kreative dhe shtytёse nё realizimin e objektivave. Strategjitё e reja i zёvendёsojnё strategjitё e vjetra dhe rezultatet janё mё pozitive.
Synimi i marketingut është që të zgjedhë një segment të caktuar të tregut ku do të shërbejë dhe do ti kënaq dhe përmbushë nevojat e atij segmenti duke i kthyer në konsumatorë. Atëherë startegjia e marketingut është rruga për përmushjen e këtyre synimeve, e cila mund të përfshijë studime të segmentimit, analizë të konkurrencës dhe kombinimet e duhura.
Planifikimi i startegjive të duhura të marketingut është vetëm hapi i parë drejt realizimit të marketingut të sukseshëm. Një strategji e shkëlqyer e marketingut mund të dështoj nëse implementimi i kësaj strategjie nuk bëhet në mënyrë të duhur. Implemetimi i marketingut është proçesi i cili e shëndërron planin e marketingut në aktivitete të marketingut. Kjo bëhet për qëllim të përmbushjes të synimeve strategjike.
Strategjitё e Marketingut
Strategjia është mjeshtëri, shkathtësi e veçantё me pёrmasa shkencore e cila merret me shfrytёzimin e mёnyrave, modeleve dhe mjeteve pёr tё arritur deri tё objektivi (qёllimi). Strategjia ёshtё koncept i biznesit nё fokusin e tё cilit janё nevojat. Gjithashtu pёrpjekjet integrale tё pёrmbushjes sё tyre dhe kënaqësive tё audiencës. Strategjia ёshtё pjesё e pёrbashkët integrale e strategjisё sё pёrgjithshme nё ndёrmarrje. Objektivat e kёrkimeve tё marketingut pёrkojnё me pёrmbushjen e kёrkesave tё konsumatorёve (individёve, grupeve, familjeve, ndёrmarrjeve, shoqёrisё).
Pikёrisht, strategjia e marketingut duhet tё jetё shkathtёsi qё lehtёson ndёrtimin e objektivave tё definuara. Nëse kompania dëshiron që të ketë shans për t’i realizuar qëllimet dhe objektivat e saj. Ajo duhet të ketë “Planin e lojës” apo ”udhëzimin” për të arritur atje ku ka planifikuar. Strategjia në esencё është skica se si do të luhet loja për arritjen e qëllimeve. Strategjia është planifikimi apo konfigurimi i disa aktiviteteve të brëndshme të qëndrueshme të cilat dallojnë kompaninë nga rivalët.
Në aspektin ekonomik, tregtia nuk mundet në tërsi të kuptohet si fushë ushtarake apo konkurentët e tregut të shihen si kundërshtar apo armiq edhe pse lufta në mes konkurencës në treg mund të jetë shumë armiqësore dhe me humbje për disa konkurentë të caktuar.
Aftësia për të bërë një strategji të funksionojë, është një shkathësi e veçantë me përmasa shkencore, e cila merret me shfrytëzimin e mënyrave, të modeleve dhe të mjeteve për të arritur deri te objektivi.
Ekzistojnë pesë definicione kryesore dhe të ndërlidhura për strategjitë:
- Strategjia si plan,
- Strategjia si manovër,
- Strategjia si model,
- Strategjia si pozicion,
- Strategjia si perspektivë.


