Faqe për Biznes Online
Çfarë duhet të keni parasysh kur të ndërtoni një faqe për biznes online? Në planifikimin e faqeve web duhet të keni parasysh disa pika reference, në mënyrë që të keni rezultatin maksimal në përfundimin e projektit tuaj.
Konceptimi i Faqes së Internetit
Konceptimi i një faqeje web është kompleks, por është e rëndësishme që të gjeni kohën për planifikimin e faqes së internetit, se çfarë nevojitet në një faqe web. Jashtëzakonisht thelbësore është të dihet se për kë audiencë klientele apo audiencë marketingu doni ju të tërhiqni vëmendjen me këtë faqe interneti dhe çfarë përmbajtje do të ketë kjo faqe.
Konteksti
Ndërtimi i një faqe web duke parë ngjashmërinë me mënyrën tradicionale të prezantimit në letër, njësoj si një katalog vepron në gjuhë programimi të koduar në strukturë. Prezantimi sot për sot në teknologjinë e informacionit është forma më komplekse dhe më e softistikuar që vazhdon të rritet me hapa të mëdhenj në këtë fushë.
Qëllimi
Është e rëndësishme të përcaktohet qëllimi i ndërtimit të një faqeje web. Kështu arrijmë të përcaktojmë edhe një hap tjetër në planifikimin e faqes së internetit. Qëllimi duhet të jetë i fokusuar se çfarë doni të dalë nga faqja web pasi është përfunduar dhe çfarë informacioni do të përfitojë lexuesi nga kjo faqe web. Qëllimi i përcaktuar qartë se çfarë duhet të nxirret në pah, ndihmon në zhvillimin e përmbajtjes së faqes web.
Audienca Faqe për Biznes Online
Përcaktimi se kush do të jetë audienca ashtu si qëllimi, është hapi kyç në ndërtimin e faqeve web. Audienca është një grup njerëzish që juve prisni që ata të vizitojnë faqen tuaj të internetit. Ky grup njerëzish e viziton faqen web për një arsye specifike që atyre ju nevojitet. Gjithashtu është shumë e rëndesishme të kuptohet se çfarë ata janë duke kërkuar në websiten që keni ndërtuar. Pasi keni përcaktuar qëllimin dhe tipin e audiencës, duhet të merrni parasysh që ky grup çfarë karakteristikash ka:
- Karakteristikat e Audiencës ku përfshihen shkollimi, njohuritë, mosha, buxheti etj,
- Preferencat e Informacionit duhet tu paraqiten thjeshtë pa komplikime,
- Specifikimet që mund të kenë apo mund të huazojnë,
- Eksperienca që kanë në lidhje me Web-in apo Internetin në përdorim apo zotërimin e tyre.
Kështu ju vendosni një bazë të fortë dhe të suksesshme në ndërtimin e faqes tuaj.
Përmbajtja
Organizimi i përmbatjes dhe mënyra e të shprehurit të saj. Kjo duke ditur që duhet të arrijmë qëllimin e faqes web, duhet tu përshtatet karakteristikave të audiencës. Është mirë që të krijohet ideja, që gjatë punës tu prezantohet afërsisht një grupi njerëzish që kanë karakteristikat e ngjashme me atë që ju po krijoni. Kështu, ju do të keni rezultatet se si do të pritet informacioni që do të publikoni në faqen tuaj në internet. Më pas bëhet ndarja dhe kategorizimi i informacionit sipas nevojave të këtij grupi audience. Emrat e kategorive duhet të jenë të qartë, konçiz dhe tu vendosen link. Kjo në mënyrë që të drejtojnë lexuesin direkt dhe shpejt atje ku ai synon.


