Marketing Biznesi
Si të bëni marketing për biznesin tuaj. Zhvillimi i qëndrueshëm i ndërmarrjes në treg kërkon zbatim të përpiktë të strategjive të biznesit. Zbatimi është moment kritik për çdo ndërmarrje. Manaxherët e marketingut duhet të gjejnë teknikat më të lehta të mundshme për të zbatuar në praktikë strategjitë e marketingut për të arritur qëllimet e organizatës.
Meqenëse shumica e ndërmarrjeve, pjesë e këtij studimi nuk kanë ekspertë marketingu, rekomandojmë që të punësojnë ekspertë nga fusha e marketingut kurse ndërmarrjet që qëndrojnë më mirë financiarisht të formojnë departamentin e marketingut në kuadër të ndërmarrjeve të tyre. Zhvillimi i departamentit të marketingut si një departmanet i veçantë në kuadër të një ndërmarrje mendojmë qe është nevojshme në mënyrë që ndërmarrjet të cilat dëshirojnë sukses, duhet t’a implementojnë në praktikë gjithsesi.
Marrëdhëniet me publikun në Marketing Biznesi
Marrëdhëniet me publikun përfshijnë programe të ndryshme të përgatitura për të promovuar ose për të mbrojtur imazhin e ndërmarrjes apo prodhimeve të saj. Me marrëdhëniet me publikun sigurohet:
- Prezantimi i prodhimeve të reja,
- Shpërndarja e prodhimeve,
- Njohja e konsumatorëve me prodhimet,
- Inkurajimi i sponsorimeve,
- Përcjellja e faqeve web.
Kombinimi komunikues – promovues
Promovimi si element i marketingut miks, duhet të jetë i koordinuar me elemente të tjera të marketingut miks, por koordinimi duhet të ekzistojë në kuadër të vetë promovimit i cili përbëhet nga:
- promovimimi mix ekonomik ose thënë shkurt shpallja;
- shitja personale,
- përparimi i shitjes dhe publiciteti.
Kreativiteti në promovim Marketing Biznesi
Kreativiteti është afësia për të dalë para publikut me pamje të reja të ndryshme për disa gjëra ose veprime të caktuara në mënyrë më të ndryshme nga të tjerët. Kjo nënkupton se duhet pasur njohuri të mjafueshme për punën që bëhet dhe të mendohet në mënyrë më të ndryshme se të tjerët. Për kreativitetin është shumë i rëndësishëm edhe inovacioni. Inovacioni është akt i krijimtarisë dhe paraqet proçes ose teknikë e cila plotësisht mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme në krijimtarinë e disa materialeve promovuese, në teknologjinë e përgatitjes dhe paraqitjes së tyre.
E rëndësishme për krijimtarinë është edhe të menduarit logjik, i cili në fakt paraqet një sërë veprimesh për të shprehur atë që njerëzit e dinë momentalisht. Nevoja për të menduarit logjik rritet, kur ka mungesë të zgjidhjeve për ndonjë problem të caktuar. Ose kur ka nevojë të sigurohet ndonjë zgjidhje e cila në mënyrën tradicionale të menduarit nuk mund të sigurohet.
Kreativiteti në Marketing Biznesi
Kreativiteti është afësia për të menduar për diçka të re në mënyrë të pazakontë dhe të arrijë në zgjidhje të problemit i cili do të jetë i vetëm apo unik. Zgjidhje të tillë të problemit që nuk ekziston tjetër. Kreativiteti mund të jetë konvergjent, respektivisht ai është orientuar për krijimin e një zgjidhjeje apo përgjigjeje të pyetjes apo problemit. Respektivisht kur për një problem ose pyetje kërkohen më shumë përgjigje ose zgjidhje.
Në fushën e krijimtarisë për Marketing Biznesi dallohen njerëzit krijues. Të cilët punojnë që të krijojnë prodhime të reja, proçese të reja të prodhimit, paraqitje të reja të prodhimeve etj. Kreativiteti është aktivitet që përmban disa aspekte të rëndësishme të cilat mund të shprehen si:
- Origjinaliteti,
- Zgjuarsia,
- E pazakonta,
- Dobia,
- Shëmbëlltyra,
- Udhëheqja intelektuale.
Kreativiteti është proçes mental dhe social të zbulimit të ideve ose koncepteve të reja. Gjithashtu dhe e lidhjeve të reja të mendjes kreative midis ideve ose koncepteve ekzistuese.


