Strategjia e marketingut - Një planifikim që çdo biznes duhet ta ketë

Strategjia e marketingut

Strategjia e marketingut

Jeni pronari i një biznesi dhe pyesni veten që a është strategjia e marketingut ajo që i duhet biznesit tim? Çfarë është strategjia e marketingut? Si mundem ta realizoj? Në rast se e keni dëgjuar më parë termin “strategji marketingu” gjasat janë se ta ngatroni atë me “planin e marketingut”.

A është strategjia e marketingut ajo që i duhet një biznesi?

Strategjia e marketingut është absolutisht gjëja që i duhet çdo biznesi. Nuk ka rëndësi nëse keni një biznes të vogël apo një kompani, nuk ka rëndësi se çfarë ofroni apo shisni, gjithashtu as se cili është klienti juaj. Asnjëra prej këtyre nuk ka vlerë për ju. Çfarë është e rëndësishme për ju është se ju duhet një strategji e mirmenduar. Ajo do t’ju japë ju mundësinë të masni suksesin që do të arrini.

Çfarë është strategjia e marketingut?

Strategjia e marketingut është një planifikim i strukturuar mirë dhe konkret ku në të cilin duhet të bazoheni për të arritur qëllimet e biznesit tuaj në treg. Në të përfshihen të gjitha veprimet që do të merrni për të identifikuar dhe kuptuar nevojat e konsumatorëve tuaj. Në këtë mënyr do të arrini të kuptoni se si do t’i përmbushni ato.

Por nga dallon strategjia e marketingut me planin e marketingut?

Ajo çfarë ne quajm strategji marketingu është një plan i përgjithsuar i proçesit se si do mundeni ju të arrini te konsumatori. Strategjia e marketingut do duhet të përmbajë të gjitha pikat e dobëta tuaja të cilat do të mundeni të planifikoni se si ti kapërceni.

Plani i marketingut ndërkoh është një planifikim më i detajuar që duhet ta bëni për biznesin tuaj.

Ju duhet të pesni veten pyetje si:

Çfarë produkti ose shërbimi kam? Është e rëndësishme të identifikoni produktin/shërbimin tuaj duke përmendur benefitet që ky produkt/shërbim ka.

Sa është çmimi? Kështu ju do të mundeni të përcaktoni për kë është ky produkt. A janë të gatshëm ata të paguajnë çmimin që ju keni vendosur nëse jo cili do të ishte çmimi ideal.

Ku do të jetë vendi në të cilin do të shitet produkti ose shërbimi? A është vendi që ju keni zgjedhur i duhuri për atë që ofroni? A jeni të arritshëm nga klientët tuaj? A kanë ata të mundur të vijnë te dyqani juaj? A e keni ju të mundur të siguroni transportin e produktit ose shërbimit në vendin ku ata ndodhen.

Si do ta promovoni ju atë? Është hapi final ku ju duhet të përcaktoni si do arrini ta prezantoni te një audiencë e caktuar. Ju duhet gjithashtu të dini si do t’i bindni ata të jenë konsumatorët tuaj. Gjithmonë duhet të jeni koherent duke zgjeruar audiencën tuaj që dhe numri i klientëve të rritet.

Megjithatë të dyja kanë rëndësinë e saj. Ju duhet t’i bëni të dyja në bazë të një planifikimi ku do të mundeni të përcaktoni çdo penges, qëllim, objektiv dhe  mundësi. Kjo ju bën të jeni më të qartë dhe konkret në atë që ofroni.

Si mund të ndërtohet strategjia e marketingut?

Ndërtimi i një strategjie marketingu përfshin disa hapa kyç për të siguruar që ajo të përputhet me qëllimet e biznesit tuaj dhe të arrijë në mënyrë efektive audiencën e synuar.

  1. Përcaktoni qëllimet tuaja

Qëllimet mund të përfshijnë rritjen e emrit të biznesit, drejtimin e trafikut të faqeve në internet, marrjen e kontakteve, rritjen e shitjeve ose përmirësimin e ofertave për klientët aktual.

  1. Njihni audiencën tuaj të synuar

Kryeni kërkime tregu për të kuptuar demografinë, preferencat, sjelljet dhe nevojat e audiencës tuaj. Përshtatini përpjekjet tuaja duke u munduar të adresoni nevojat e tyre specifike.

  1. Analizoni konkurrentët tuaj

Hulumtoni konkurrentët tuaj për të kuptuar pikat e forta, dobësitë, strategjitë e marketingut dhe pozicionimin e tyre në treg. Identifikoni boshllëqet dhe mundësitë që mund të përdorni për të dalluar markën dhe ofertat tuaja. Konsideroni ta bëni shpesh këtë gjë për shkak se ndryshimet janë gjatë gjithë kohës.

  1. Zhvilloni propozimin tuaj të vlerës unike (UVP)

Përcaktoni se çfarë i dallon produktet ose shërbimet tuaja nga konkurrenca dhe pse klientët duhet të zgjedhin markën tuaj. Krijoni një UVP bindëse që komunikon përfitimet dhe vlerën që biznesi juaj u ofron klientëve.

  1. Zgjidhni kanalet tuaja të marketingut

Kjo mund të përfshijë kanale dixhitale si mediat sociale, marketingun me email, optimizimin e motorëve të kërkimit (SEO), marketingun e përmbajtjes, si dhe kanalet tradicionale si reklamat e printuara, posta direkte, ngjarjet dhe marrëdhëniet me publikun.

  1. Caktoni buxhetin tuaj

Përcaktoni se sa jeni të gatshëm të investoni në aktivitetet tuaja të marketingut dhe shpërndani buxhetin tuaj nëpër kanale dhe taktika të ndryshme bazuar në ROI të tyre të mundshme. Merrni parasysh investimet afatshkurtra dhe afatgjata për të arritur rritje të qëndrueshme.

  1. Matni dhe analizoni rezultatet

Vlerësoni rregullisht performancën e përpjekjeve tuaja të marketingut kundrejt qëllimeve dhe KPI-ve tuaja të paracaktuara. Përdorni analitikën e të dhënave dhe matjet e marketingut për të vlerësuar efektivitetin e strategjive tuaja, për të identifikuar fushat për përmirësim dhe për të përmirësuar qasjen tuaj me kalimin e kohës.

Duke ndjekur këto hapa dhe duke përmirësuar vazhdimisht qasjen tuaj bazuar në njohuri dhe komente, ju mund të ndërtoni një strategji marketingu gjithëpërfshirëse dhe efektive që e ndihmon biznesin tuaj të arrijë objektivat e tij dhe të sjellë sukses në treg. Konsistenca dhe vemdosmëria është ajo që ju duhet për të arritur qëllimet tuaja.

Share the Post:

Postime të ngjashme

Faqe Web-i - Si mund të bëni një faqe webi
Ekspert SEO

Faqe Web

Faqe Web Gjithmonë duhet te dihet parimi i funksionimit të botës WEB dhe komunikimit me faqe web-i. Në esencë gjithmonë

Më tepër »
Faqe Interneti - Çfarë janë faqet e internetit
Ndërtim Website

Faqe Interneti

Faqe Interneti Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirëri të ndryshme të menaxhimit

Më tepër »
Reklamo biznesin - Reklamoni në fushën e marketingut digjital
Reklamimi

Reklamo Biznesin

Reklamo Biznesin Reklamo biznesin që të rrisni shitjet. Në një epokë ku rrjetet sociale dhe platformat online po bëhen gjithnjë

Më tepër »