Varësia nga rrjetet sociale - Dita ditës në rritje të vazhdueshme

Varësia nga rrjetet sociale

Varësia nga rrjetet sociale

Varësia nga rrjetet sociale është një varësi emocionale ose psikologjike që një person mund të ketë për të parë dhe përdorur rrjetet sociale në një mënyra të pakontrolluar. Shpesh herë kjo varësi nuk kuptohet nga njerëzit duke kalur më shumë se 4orë në ditë në rrjetet e tyre sociale.

Si ndikojnë mediat sociale në trurin tuaj?

Për shkak të efektit që ka në tru, mediat sociale krijojnë varësi si emocionalisht ashtu edhe psikologjikisht. Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Harvardit, përdorimi i rrjeteve sociale ndriçon të njëjtën pjesë të trurit që ndizet gjithashtu kur merr një substancë narkotike. Zona e shpërblimit në tru dhe rrugët e tij të lajmëtarëve kimikë ndikojnë në vendimet dhe ndjesitë. Kur dikush përjeton diçka shpërblyese ose përdor një substancë narkotike, neuronet në zonat kryesore të prodhimit të dopaminës në tru aktivizohen dhe nivelet e dopaminës rriten. Pra kur ju po bëni scroll ose po shikoni vidjo të ndryshme në rrjetet sociale truri po e merr si një sinjal pozitiv sikur diçka e mirë po ndodh me ju. Kjo sjell si pasojë që ju të vazhdoni pandaluar t’i përdorni ato dhe për orë të gjata.

Njohja e një varësie nga mediat sociale

Megjithëse shumë njerëz përdorin zakonisht mediat sociale, shumë pak janë vërtet të varur. Për të përcaktuar nëse rrezikoni të zhvilloni një varësi ndaj mediave sociale, bëni këto 6 pyetje:

  • A shpenzoni shumë kohë duke menduar për mediat sociale apo duke planifikuar të përdorni mediat sociale?
  • A ndjeni një nxitje për të përdorur gjithnjë e më shumë mediat sociale?
  • A përdorni mediat sociale për të harruar problemet personale?
  • A përpiqeni shpesh të reduktoni përdorimin e mediave sociale por pa sukses?
  • A bëheni të shqetësuar nëse nuk jeni në gjendje të përdorni mediat sociale?
  • A përdorni aq shumë mediat sociale sa të kenë ndikuar negativisht në punën apo studimet tuaja?
  • A i përdorni mediat sociale para se të fleni gjumë?
  • A i përdorni mediat sociale në minutat e para sapo jeni zgjuar?

Një “po” për më shumë se 3 nga këto pyetje mund të tregojë praninë e një varësie nga mediat sociale.

Pasojat që sjell varësia nga rrjetet sociale

Mund ta shikoni në punë ose në shkollë në rast se ju ndërkoh që bëni një veprim të rëndësishëm. Si psh realizimin e një detyre ose pune vendimtare për ju dhe në të njëjtën kohë po mendoni për një vidjo që keni parë pak më parë në rrjetet sociale. Kjo do të thotë se keni probleme me fokusin. Mungesa e fokusit për shumë individë është një problem thelbësor dhe mediat sociale është shkaktari kryesor për këtë.

Si të veprojmë që varësia nga rrjetet sociale të mos na ndikojë në jetën tonë?

Një detoks dixhital, një kohë e caktuar që ju e kaloni duke reduktuar ndjeshëm kohën e përdorimit të telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike. Kjo përfshinë disa hapa të thjeshtë ku ju duhet shumë vendosmëri.

  • Ju duhet të mos i përdorni rrjetet sociale më shumë se një orë në ditë.
  • Kohën që e kaloni në rrjetet sociale mundohuni ta zëvëndësoni me diçka produktive në shëndetin tuaj.
  • Rrjetet sociale ju japin një informacion të pafiltruar mundohuni t’i zëvëndësoni me informacione me vlerë për jetën tuaj. Si leximi i një libri ose ndjekja e një trajnimi.
  • Përdorni një limitator në celularin tuaj ku në rast se kaloni më shumë se një orë në rrjete sociale t’ju kujtojë.
  • Mundohuni që celulari juaj të mos ju shqjetsojë me njoftime të pavlera ku do t’ju shtyjnë në harxhimin e kohës tuaj.
Share the Post:

Postime të ngjashme

Faqe Web-i - Si mund të bëni një faqe webi
Ekspert SEO

Faqe Web

Faqe Web Gjithmonë duhet te dihet parimi i funksionimit të botës WEB dhe komunikimit me faqe web-i. Në esencë gjithmonë

Më tepër »
Faqe Interneti - Çfarë janë faqet e internetit
Ndërtim Website

Faqe Interneti

Faqe Interneti Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirëri të ndryshme të menaxhimit

Më tepër »
Reklamo biznesin - Reklamoni në fushën e marketingut digjital
Reklamimi

Reklamo Biznesin

Reklamo Biznesin Reklamo biznesin që të rrisni shitjet. Në një epokë ku rrjetet sociale dhe platformat online po bëhen gjithnjë

Më tepër »