Analist marketingu në Shqipëri
Një analist marketingu në Shqipëri tashmë është shumë i kërkuar. Të punosh me mediat sociale tani është një nga gjërat më të zgjuara që mund të bëni. Juve do t’ju duhet vetëm konsistencë në atë që do të mësoni dhe duke e praktikuar dita ditës do të mundeni të krijoni një bazë në këtë profesion. Do t’ju jepet mundësia të punoni me kompanitë më të mëdhaja në Shqipëri.
Çfarë bën një analist marketingu në Shqipëri?
Një analist marketingu punon me të dhëna për të zbuluar njohuri të reja të marketingut për një kompani. Një pjesë e madhe e të qënit analist marketingu përfshin pastrimin, renditjen dhe interpretimin e të dhënave. Juve do ju duhet të shikoni të dhënat dhe të bëni rekomandime te pronarët e biznesit ku punoni.
Si mund të bëheni një analist marketingu në Shqipëri?
Për të qenë një analist marketingu, duhet të zhvilloni aftësitë që janë të nevojshme në këtë profesion. Ja disa nga aftësitë që ju do t’ju nevojiten:
- Mësoni gjuhët e programimit: Ju do të duhet të mësoni gjuhë programimi si SQL, Python, ose R. Sigurohuni që të dini gjithashtu bazat e pastrimit, renditjes dhe vizualizimit të të dhënave.
- Puna në nivelin fillestar: Konsideroni të nisni një punë në nivelin fillestar për të fituar përvojë.
- Analizimi i të dhënave: Duhet të dini të analizoni të dhënat si strategjitë e çmimeve, menaxhimin e mediave sociale, analizën e shitjeve dhe analizën ekonomike.
- Udhëheqja e projekteve: Ju mund të ngarkoheni me udhëheqjen e projekteve komplekse që përfshijnë punën me të dhënat.
- Fitoni përvojë: Duke punuar në shumë kompani të ndryshme, do të ndihmoni në ndërtimin e një baze solide në këtë profesion.
- Trajnimi dhe kurset: Bëhuni profesionist duke ndjekur kurse dhe trajnime të vazhdueshme. Bazuar në progresin tuaj, do të jeni në gjendje të kuptoni në çfarë niveli jeni.
- Përditsimi i CV-së: Përditsoni vazhdimisht CV-në tuaj duke treguar kurset dhe punët më të fundit që keni përfunduar.
- Reklamimi në rrjetet sociale: Konsideroni të reklamoni veten si një profesionist në fushën e marketingut në rrjetet sociale, si LinkedIn, X, Instagram, Facebook, etj.
Analisti i marketingut kundrejt roleve të tjera
Çfarë është e rëndësishme të dini? Ka shumë degë të analizimit të të dhënave, kështu që është e rëndësishme të dalloni analistin e marketingut nga analistët e tjerë të bizneseve.
- Analistët e kërkimit të tregut: Ata kanë një fokus më të ngushtë dhe përqendrohen në kërkimin e tregut. Kjo mund të përfshijë kuptimin e tendencave në tregje specifike ose parashikimin e çmimeve, pagave dhe treguesve të tjerë ekonomikë.
- Analistët e të dhënave: Ata kanë një fokus më të gjerë dhe mund të punojnë në fusha jashtë marketingut, si financa, prodhim, shkencë, qeveri dhe shumë fusha të tjera.
- Analistët e biznesit: Ata përdorin të dhëna për të vlerësuar biznesin e një organizate dhe proceset e IT-së. Mund të bëjnë rekomandime për të reduktuar joefikasitetin dhe kostot dhe për të përmirësuar strukturën e biznesit.


