Menaxhere e rrjeteve sociale part time - Një mundësi shumë e mirë

Menaxhere e rrjeteve sociale part time

Menaxhere e rrjeteve sociale part time

Të punosh menaxhere e rrjeteve sociale part time a do t ja vlente? Ju mund të jeni duke punuar një punë të sigurt me të ardhura fikse. Kjo mund t’ju japë disa të ardhura të mira çdo muaj por e shikoni që kjo punë nuk ju tërheq më. Mund të jeni në shkollë dhe doni të siguroni të ardhura për jetësën tuaj. Të gjitha këto janë disa mendime që ju krijojnë një pytje nëse do mundeni të bëni një punë part time. Përgjigja më e shpejtë që mund t’ju vijë ndër mënd është të punoni si menaxhere e rrjeteve sociale kështu do të keni mundësinë të punoni nga shtëpia dhe më me pak orë.

Menaxhere e rrjeteve sociale part time apo full time? Dallimet mes tyre

Dallimi mes tyre është te niveli i angazhimit që ju dedikojnë punës. Ju në këtë pikë duhet të zgjidhni se cila ju përshtatet më shumë në bazë të angazhimit që ju mund të jepni.

Menaxhere e rrjeteve sociale me kohë të pjesshme

Një menaxhere e rrjeteve sociale me kohë të pjesshme zakonisht punon më pak orë ose në baza të pavarura, duke trajtuar detyra specifike si planifikimi i përmbajtjes, angazhimi ose analitika. Ata mund të punojnë me klientë të shumtë ose të kenë angazhime të tjera profesionale krahas menaxhimit të mediave sociale.

Në këtë pikë nëse ju keni angazhime si shkolla ose puna juaj bazë ju duhet ta konsideroni si një mundësi shumë të mirë të qënit menaxhere e rrjeteve sociale. Gjithashtu kjo mundësi ju ofron që pasi të keni arritur një bazë në këtë profesion të bëheni një menaxher full-time.

Menaxhere e rrjeteve sociale full time

Një menaxher i mediave sociale me kohë të plotë zakonisht punon në një bazë të dedikuar, shpesh brenda një kompanie ose agjencie. Ai ja kushton shumicën e orëve të punës për menaxhimit të llogarive të mediave sociale, krijimin e përmbajtjes dhe analizimin e performancës. Ata kanë më shumë kohë dhe burime për t’u fokusuar në planifikimin dhe zbatimin strategjik.

Ashtu edhe si u tha dhe më lart ndryshimi mes punës si menaxhere e rrjeteve sociale me kohë të pjesshme nga ajo full time është dedikimi. Të qënit një menaxhere e rrjeteve sociale full time kërkon më shumë kohë dhe profesionalizëm. Gjithsesi është zgjedhja juaj sesa do doni t’ja dedikoni jetën tuaj këtij profesioni.

Çfarë duhet të keni parasysh nga ky profesion?

Ky profesion kërkon që ju të jeni konsistent në atë që bëni dhe që doni të mësoni. Ju do duhet të eksploroni në internet për trendet. Ato janë një pjesë e rëndësishme e punës tuaj. Gjithashtu ju do duhet të mësoni mbi politikat dhe kushtet që secili rrjet social vendos mbi përdoruesit e tij. Do duhet t’i dini kufijtë tuaj që nuk duhet të shkelen nga ju.

Çfarë është më e rëndësishmja sidomos nëse jeni në fillim të këtij profesioni. Ju duhet vetëm të trajnoheni dhe të ndiqni kurse të ndryshme që ju japin çertifikata dhe informacion. Kreativiteti juaj dhe informacioni duhet të jenë arma juaj më e dortë në këtë profesion.

Share the Post:

Postime të ngjashme

Faqe Web-i - Si mund të bëni një faqe webi
Ekspert SEO

Faqe Web

Faqe Web Gjithmonë duhet te dihet parimi i funksionimit të botës WEB dhe komunikimit me faqe web-i. Në esencë gjithmonë

Më tepër »
Faqe Interneti - Çfarë janë faqet e internetit
Ndërtim Website

Faqe Interneti

Faqe Interneti Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirëri të ndryshme të menaxhimit

Më tepër »
Reklamo biznesin - Reklamoni në fushën e marketingut digjital
Reklamimi

Reklamo Biznesin

Reklamo Biznesin Reklamo biznesin që të rrisni shitjet. Në një epokë ku rrjetet sociale dhe platformat online po bëhen gjithnjë

Më tepër »