Web

Faqe Interneti

Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirësi të ndryshme të menaxhimit të materialit në web faqet e tyre. Përmbajtja e vjetëruar,…

Ekipi Specialisti
Ekipi Specialisti
27 Shkurt 2024·4 min lexim
Faqe Interneti - Çfarë janë faqet e internetit

Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirësi të ndryshme të menaxhimit të materialit në web faqet e tyre. Përmbajtja e vjetëruar, navigimi i dobët, mungesa e privilegjeve të duhura për ndërhyrje në përmbajtjen e faqeve, mungesa e njohurisë teknike dhe varësia nga programuesit e webeve ka bërë që shumë procese të automatizohen dhe të gjendet një mjet si CMS për të mundësuar menaxhimin e përmbajtjes duke i evituar këto pengesa:

  • Arkitekturë e informacionit,
  • kontroll i përmbajtjes,
  • ripërpunim i përmbajtjes,
  • editim,
  • autorë të shumtë,
  • web faqe institucionale.

Me popullarizimin e jashtëzakonshëm të bërjes së biznesit në internet, apo ekspansionin e dot-com teknologjisë (e-commerce), që nga viti 1990 gjithnjë e më shumë kompani dhe individë shprehin interesim për të qenë prezent në web. Në fillim për të prezantuar kompaninë, prodhimet dhe shërbimet nevojitej njohuri e konsiderueshme e programimit që e posedonin vetëm personat e specializuar si web dizajnerët. Ata krijonin HTML faqe statike dhe i vendosnin në një server për t’i bërë publike në Internet. Kur shfaqej nevoja për përditësimin, mirëmbajtjen dhe ndryshimin e atyre faqeve nevojitej sërish ndihma e programuesve, të cilët duke përdor FTP-në si klient mund ti qaseshin serverit, duhej për ti shkarkuar faqet HTML sërish në kompjuter për t’i ndryshuar dhe për t’i rivendosur sërish me FTP në server.

Kështu u shfaqën web cms-të e para rreth vitit 1995 të cilat ishin kryesisht komerciale si CNET PRISM e cila madje edhe u patentua në atë kohë. Më vonë me zhvillimin e infrastrukturës së internetit pas vitit 1998 fillojnë të shfaqen edhe web CMS -ët Open source, që shpërndaheshin pa pagesë dhe në zhvillimin e të cilëve merrnin pjesë shumë kontribues (p.sh TYPO3, që përdoret edhe sot e kësaj dite si plaformë – framework për krijimin e CMS web faqeve dhe është open source).

Web CMS

Web CMS është sistem softueri në web, që shërben për menaxhimin e përmbajtjes. Është e implementuar si një aplikacion webi, për të krijuar dhe menaxhuar në mënyrë dinamike përmbajtjen e faqeve HTML. Zakonisht përdoret për të kontrolluar, sistemuar dhe publikuar një tërësi të madhe të materialit të mbledhur në mënyrë dinamike nga një apo më shumë përdorues (tekst, fotografi, video etj), të cilët mund t’i qasen CMS nga një apo më shumë vende, përmes Internetit. Web CMS e lehtëson krijimin e përmbajtjes (Authoring), lehtëson kontrollin e përmbajtjes (lejimin, kategorizimin, ripublikimin, largimin, redaktimin korrigjimin e gabimeve në tekst), dhe shumë funksione të tjera thelbësore të mirëmbajtjes si psh. përditsimi, etj. Dhe gjitha këto pa qenë e nevojshme njohja e gjuhës HTML apo ndonjërës nga gjuhët tjera të programimit (PHP, ASP, CGI etj) nga përdoruesi.

Lokalizimi shumëgjuhësh

Aftësia për të shfaqur ndërfaqen dhe navigimin e hyperlinqeve në gjuhë të ndryshme si dhe përmbajtjen nëse ajo është e përkthyer. RSS dhe forma të tjera të shpërndarjes së informacionit. Web CMS shpesh ndihmon në shpërndarjen e përmbajtjes duke gjeneruar RSS dhe Atom feeds të dhëna për sistemet tjera. Gjithashtu përdoruesit e-mailit mund të njoftohen automatikisht kur paraqiten përditësimet të cilat janë në dispozicion si pjesë e procesit të punës.

Disa tipare të tjera:

  • Menaxhimi i linqeve,
  • Metadatat- për motorrët e kërkimit dhe kërkim të avancuar,
  • Ripërdorimi i resurseve,
  • Përdorimi shumë kanalësh (Print, PDF, PDA-të, telefonat mobil, etj.),
  • Personalizimi.

Faqe interneti është një term i përdorur për të përshkruar ndonjë faqe të disponueshme në internet. Këto faqe mund të jenë të shumëllojshme në natyrë dhe përdorim. Disa nga llojet kryesore të faqeve të internetit përfshijnë:

Faqe informative

Këto faqe ofrojnë informacion mbi tema të ndryshme si shkencë, histori, kulturë, sport, etj. Përfaqësues të këtij lloji janë Wikipedia dhe faqet e lajmeve.

Faqe tregtare

Këto janë faqet që shërbejnë për shitjen e produkteve ose shërbimeve. Për shembull, Amazon dhe eBay janë dy faqe të njohura tregtare online.

Faqe e përdoruesve

Këto janë platforma ku përdoruesit mund të ndajnë përvojat e tyre, mendimet dhe përmbajtjen me njëri-tjetrin. Përfaqësues të këtij lloji janë rrjetet sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram.

Faqe e argëtimit

Këto faqe ofrojnë përmbajtje të dizajnuar për të argëtuar audiencën, duke përfshirë lojëra, video, dhe humor. Përfaqësues të këtij lloji janë YouTube, Netflix, dhe faqet e lojërave online.

Faqe të përgjithshme

Këto janë faqe të dizajnuara për të përfshirë përmbajtje të ndryshme të cilat mund të përfshijnë aspekte të llojeve të mësipërme. Përfaqësues të këtij lloji përfshijnë Google, Yahoo dhe Bing.

Faqe të edukimit dhe trajnimit

Këto janë platforma të dizajnuara për të ofruar kursime, trajnime, dhe materiale mësimore për përdoruesit. Përfaqësues të këtij lloji janë Coursera, Udemy, dhe Khan Academy.

Ndaje artikullin
Autori
Autori

Ekipi Specialisti

Strategjistë, krijues përmbajtjeje dhe specialistë reklamash që punojnë çdo ditë me biznese shqiptare. Shkruajmë vetëm për ato që i testojmë në fushata reale.

Njihuni me ekipin →

Një email në muaj. Zero spam.

Analiza të shkurtra nga fushatat reale që drejtojmë - çfarë funksionoi dhe çfarë jo.