Rreth Nesh

Këtu idetë nuk rrinë në sirtar.

Specialisti është vendi ku strategjia takohet me kreativitetin dhe ku markat shqiptare marrin atë shtysën që u duhet për të bërë më shumë zhurmë. Prej mbi 7 vitesh, punojmë me biznese që duan të duken, të dëgjohen dhe të spikasin në treg.

Ekipi i Specialisti
7+ vite eksperiencë25+ specialistë në ekip

Ata sollën biznesin. Ne sollëm idetë.

Nga restorantet te ndërtimi, nga retail-i te shërbimet — kemi punuar me marka që kërkojnë më shumë se një logo, një postim dhe një reklamë të sponsorizuar. Kërkojnë drejtim, stil dhe rezultate. Pikërisht për këtë na kanë besuar.

Dael ConstructionAlveo Fit & CateringDelibrosBody CodeMobileri ZeqiriSeta Alu GlassLenti's FishArena Karting AlbaniaBuy Smart StoreGiardino RelataeesomeBrajan AgencyEncar AlbaniaDeviseld RestaurantLorin Star AutoTo.Da. CaffèPremium Logistics3 Yjet MobileriDael ConstructionAlveo Fit & CateringDelibrosBody CodeMobileri ZeqiriSeta Alu GlassLenti's FishArena Karting AlbaniaBuy Smart StoreGiardino RelataeesomeBrajan AgencyEncar AlbaniaDeviseld RestaurantLorin Star AutoTo.Da. CaffèPremium Logistics3 Yjet Mobileri
Dual Estate GroupVilla BushatiAlesia EventRestorant BujtinaHR-StudioAlbania Jeep SafariRaili ProfesionalToro Hotel & Bar & RestaurantVidoraMaison de BoniDua ListingVeza SavioExtra Real EstateSonej American ClinicSigal InvestLaser Way Hair Transplant CenterMax CliniqueRean BathroomDual Estate GroupVilla BushatiAlesia EventRestorant BujtinaHR-StudioAlbania Jeep SafariRaili ProfesionalToro Hotel & Bar & RestaurantVidoraMaison de BoniDua ListingVeza SavioExtra Real EstateSonej American ClinicSigal InvestLaser Way Hair Transplant CenterMax CliniqueRean Bathroom
Historia Jonë

Nisëm të vegjël. Nuk menduam të mbeteshim të tillë.

Filluam me një ide të thjeshtë: në një botë plot zhurmë, markat shqiptare meritojnë të dëgjohen. Sot krijojmë strategji, përmbajtje dhe fushata që nuk kalojnë pa u vënë re.

Me mbi 7 vite eksperiencë dhe një ekip prej 25 specialistësh, ndihmojmë bizneset shqiptare të rriten, të dallohen dhe të arrijnë klientët e duhur. Specialistet tanë punojnë për të ndërtuar strategji, dizajn, video, reklama, faqe interneti dhe çdo gjë tjetër që i duhet një marke për të ecur përpara.

Kemi punuar me mbi 500 biznese shqiptare, nga retail-i dhe HoReCa te ndërtimi dhe shërbimet profesionale. Çdo projekt na ka mësuar diçka të re. Çdo rezultat na ka shtyrë të kërkojmë edhe më shumë.

Zyra e Specialisti në Tiranë

Të intereson të na vësh në provë?

Rezervo një këshillim strategjik të personalizuar, falas, dhe le të shohim bashkë ku ndodhet marka jote dhe si mund ta çojmë më lart.

Rezervo këshillimin falas
Ekipi

25 Specialistë. Një për të gjithë të gjithë për një!

Këtu ka nga ata që mendojnë strategjinë, ata që bëjnë dizajnin, ata që kapin momentin me kamerë dhe ata që kontrollojnë nëse reklama po sjell rezultat. Secili ka rolin e vet. Por kur vjen puna te projekti, luajmë në të njëjtin ekip.

Strategji & Account

Ata që pyesin “Pse?” para se të thonë “Postojeni”.

6 specialistë

Dizajn & Brand

Ata që e bëjnë një markë të duket si duhet, jo thjesht të duket bukur.

6 specialistë

Video & Foto

Ata që e dinë se një video e mirë duhet të të ndalojë scroll-in.

4 specialistë

Media Buy & Analitikë

Ata që nuk kënaqen me “u duk bukur”. Duan të dinë: “Sa fitim solli?”

6 specialistë

Web & Development

Ata që ndërtojnë faqe të shpejta, të bukura dhe që nuk të humbin rrugës.

3 specialistë

Ti merresh me biznesin. Ne kujdesemi që ta shohin të gjithë.