Politika e Privatësisë
Të dhënat tuaja i përdorim vetëm për t'ju kthyer përgjigje dhe për të kuptuar si përdoret faqja. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë për qëllime të tjera.
Përditësuar për herë të fundit: 23 gusht 2026
Kush jemi
Kontrollues i të dhënave është “SPECIALISTI AL” SHPK, NIPT M51617042F, me adresë Kompleksi Delijorgji, Bulevardi Gjergj Fishta 146, Tiranë 1001, Shqipëri. Për çdo pyetje mbi të dhënat tuaja, na shkruani te info@specialisti.al.
Çfarë mbledhim dhe pse
Nëpërmjet formularëve mbledhim të dhënat e kontaktit që na jepni ju - emrin, email-in, telefonin - dhe informacionin mbi biznesin tuaj që na duhet për të përgatitur një përgjigje ose ofertë. I përdorim vetëm për këtë qëllim.
Nëse pranoni cookies, mbledhim edhe të dhëna të përmbledhura mbi përdorimin e faqes dhe mbi rezultatet e reklamave tona. Kjo ndodh vetëm me pëlqimin tuaj.
Për t'i kryer këto, mbështetemi edhe në shërbime të palëve të treta - strehimi i faqes, dërgimi i email-eve dhe matja e përdorimit. Disa prej tyre ndodhen jashtë Shqipërisë, me garancitë përkatëse kontraktore.
Cookies
Derisa të zgjidhni, nuk aktivizohet asnjë cookie analitike apo marketingu.
- Të nevojshme - Mbajnë faqen dhe formularët funksionalë. Janë gjithmonë aktive.
- Analitikë - Na tregojnë si përdoret faqja, në formë të përmbledhur.
- Marketing - Masin rezultatet e reklamave tona në Facebook dhe Instagram.
Mund ta ndryshoni ose tërhiqni zgjedhjen tuaj në çdo moment: .
Sa gjatë i ruajmë
- Kërkesat nga formularët - 12 muaj nga komunikimi i fundit.
- Të dhënat statistikore - Sipas afateve të Google dhe Meta, të cilat nuk i kontrollojmë ne.
Të drejtat tuaja
Sipas ligjit nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", ju keni të drejtë:
- të dini çfarë të dhënash mbajmë për ju dhe të merrni një kopje
- të kërkoni korrigjimin ose fshirjen e tyre
- të kundërshtoni ose të kufizoni përpunimin
- të tërhiqni pëlqimin në çdo moment
Na shkruani te info@specialisti.al dhe ju përgjigjemi brenda 30 ditëve. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen, mund të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ndryshimet
Nëse ndryshojmë mënyrën si i përpunojmë të dhënat, përditësojmë këtë faqe dhe datën në krye të saj.
Keni pyetje për të dhënat tuaja? Na shkruani - përgjigjemi si njerëz, jo si formular.
Na kontaktoni