
Web Design & Development
Website-i juaj ka vetëm pak sekonda për të thënë: “Po, ky është vendi i duhur.” Ne krijojmë website-e që e bëjnë rrugën nga “po e shoh pak” te “dua ta blej” sa më të shkurtër, për çdo përdorues.
Çfarë përfshin
Website Development
Çdo web i ndërtuar te Specialisti është gjithmonë në harmoni me identitetin e brandit, audiencën dhe objektivat e biznesit tuaj. I përshtatshëm për çdo pajisje, i lehtë për t'u përdorur dhe vizualisht tërheqës, website-i juaj bëhet një hapësirë digjitale që ju ndihmon të dalloheni nga konkurrenca, të krijoni besim dhe të ktheni vizitorët në klientë.
Landing Pages
Një faqe, një qëllim, zero shpërqendrime. I ndërtojmë për ta çuar vizitorin drejt veprimit: klikim, kontakt, rezervim apo shitje.
E-commerce
Çlironi potencialin e biznesit tuaj online me shërbimet tona të personalizuara në web design & development. Ekspertët tanë krijojnë platforma online të fuqishme, të thjeshta për t'u përdorur dhe të ndërtuara për t'u ofruar klientëve një eksperiencë sa më të lehtë dhe të këndshme blerjeje.
Mobile Optimization
Jo të gjithë klientët kanë kohë të hapin laptopin. Ndërtuar nga specialistët, website-i juaj duket bukur dhe është interaktiv në pëllëmbën e dorës, kudo që të ndodheni.
Website Maintenance
Edhe website-et kanë nevojë për pak përkujdesje. Mbajmë gjithçka të përditësuar, funksionale dhe gati për vizitorët tuaj.
Website Design
Dizajnojmë website-e që nuk kalojnë pa u vënë re. Moderne, të qarta dhe me një pamje unike.
UX/UI Design
E bukur për syrin, e thjeshtë për përdoruesin. Ndërtojmë eksperienca ku çdo klikim ka një arsye dhe asgjë nuk të lë duke menduar.
Katër Hapa, Zero Surpriza
Takimi
Një takim falas ku dëgjojmë biznesin, sfidat dhe objektivat tuaja.
Strategjia
Ndërtojmë planin, kanalet dhe KPI-të që do të ndjekim së bashku.
Ekzekutimi
Prodhojmë, publikojmë dhe menaxhojmë çdo element të fushatës.
Raportimi
Çdo muaj merrni një raport të qartë me rezultatet dhe hapat pasues.



