Menaxhim i rrjeteve sociale
Shërbimet/01

Social Media Management

Vazhdo poshtë
SHËRBIMI 01
Koha për të tërhequr vëmendje

Ke dëshirë që kompania juaj të pozicionohet në Top 1 e rrjeteve sociale? Ke ardhur në vendin e duhur. Aplikimet e strategjive më të avancuara në marketing që ne zbatojmë do t’ju ndihmojnë të ndërtoni një klientelë më të gjerë dhe të rrisni fitimet. Është koha të shfrytëzoni me zgjuarsi fuqinë e jashtëzakonshme të rrjeteve sociale.

Strategji Planifikim Content-i Instagram Facebook TikTok LinkedIn Community Analizë Raportim Engagement Reels Stories Strategji Planifikim Content-i Instagram Facebook TikTok LinkedIn Community Analizë Raportim Engagement Reels Stories
Çfarë merrni

Çfarë përfshin

8 elemente, një ekip i vetëm pas tyre

Strategji Social Media

Të postosh pa strategji është pak a shumë si të nisesh për udhëtim pa e ditur destinacionin. Ne ndërtojmë rrugën drejt objektivave tuaja.

Planifikim Content-i

Çfarë të postojmë? Kur? Pse? I kemi menduar të gjitha, që ju të mos mbeteni çdo mëngjes te pyetja: “Çfarë postuam sot?”

Menaxhim i Rrjeteve Sociale

Ne merremi me gjithçka që ndodhet pas ekranit. Nga postimet te komunikimi me audiencën. Në fund, do të flasin rezultatet.

Instagram & Facebook

Dy platforma, dy mënyra komunikimi. Ne krijojmë përmbajtje që përshtatet me secilën, jo thjesht copy-paste.

TikTok

Këtu vëmendja zgjat pak. Prandaj krijojmë atë që syri e kap shpejt dhe nuk e lëshon kollaj.

LinkedIn

Poziciononi biznesin tuaj si një emër që vlen të dëgjohet. Ndërtojmë një prezencë profesionale që komunikon ekspertizën, kulturën dhe vlerën e kompanisë suaj.

Analizë e Rrjeteve Sociale

Ne ndërtojmë dhe menaxhojmë prezencën tuaj në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë, angazhimin dhe prezencën e brandit, përmes një strategjie të qartë, planifikimit dhe ekzekutimit të vazhdueshëm.

Raporte Mujore

Në fund të muajit, nuk ju themi thjesht “shkoi mirë”. Ju tregojmë çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë bëjmë më pas.

Si Punojmë

Katër Hapa, Zero Surpriza

01

Takimi

Një takim falas ku dëgjojmë biznesin, sfidat dhe objektivat tuaja.

02

Strategjia

Ndërtojmë planin, kanalet dhe KPI-të që do të ndjekim së bashku.

03

Ekzekutimi

Prodhojmë, publikojmë dhe menaxhojmë çdo element të fushatës.

04

Raportimi

Çdo muaj merrni një raport të qartë me rezultatet dhe hapat pasues.

Eksploroni më shumë

Shërbime të tjera

Hapi i parë

Le të flasim për Social Media Management. Takimi i parë është falas.

Takimi i parë është falasRezervo takimin