Karriera

Mos kërko punën perfekte. Krijoje.

Ne jemi një ekip që mendon, krijon, xhiron, monton, teston, dështon pak dhe ia del shumë. Nëse ke ide, energji dhe dëshirë për të bërë punë që shihet e mbahet mend, mund të kemi një vend për ty. Punë interesante. Njerëz të mirë. Kafe, deadline dhe shumë ide.

Ekipi i Specialisti
Specialisti - See You On Top
Pse Specialisti?

Sepse këtu nuk vjen vetëm për të bërë “detyrën”.

Për ta parë punën tënde live në Instagram, në billboard, në televizor apo në rrugët e qytetit.

Klientë realë, projekte reale

Nuk do të punosh mbi shembuj imagjinarë. Do të punosh me marka, njerëz dhe projekte që presin ide të mira.

Asnjë ditë nuk është njësoj

Një ditë xhirim, një ditë brainstorming, një ditë prezantim dhe ndonjëherë të gjitha brenda së njëjtës ditë.

Ekip që të shtyn përpara

Këtu idetë diskutohen, sfidohen dhe bëhen më të mira. Pa drama të panevojshme, por me shumë dëshirë për të bërë punë të bukur.

Mëso duke bërë

Do të kesh hapësirë të provosh, të pyesësh, të gabosh dhe të rritesh bashkë me ekipin.

Pozicionet e Hapura

Ndoshta po kërkojmë pikërisht ty.

Nëse e ke parë veten në një nga këto role, mos e mendo gjatë. Dërgo aplikimin dhe le të njihemi.

Account Manager

Ti je ura mes klientit dhe ekipit: mban afatet nën kontroll, komunikimin të qartë dhe projektin në rrugën e duhur. Nëse di të dëgjosh, të organizosh dhe të flasësh drejt, kemi shumë për të folur.

Full-timeTiranë
Dua të aplikoj

Videograf & Editor

Nëse kamera është zgjatimi i syrit tënd dhe montazhi nuk të tremb, vendi yt mund të jetë këtu. Reels, spote, video dhe histori që nuk harrohen pas një swipe-i.

Full-timeTiranë
Dua të aplikoj
Si Funksionon?

Tre hapa. Pa procedura të lodhshme.

01

Na dërgo punën tënde

CV-ja është mirë, por portofoli na tregon më shumë. Dërgo çdo gjë që ke bërë dhe që të bën krenar.

02

Pimë një kafe

Një bisedë e thjeshtë për të kuptuar kush je, çfarë di të bësh dhe çfarë kërkon të mësosh më tej.

03

Shikojmë si mendon

Një detyrë e shkurtër dhe praktike. Jo për të të lodhur, por për të parë si i kthen idetë në zgjidhje.

Apliko Online

Dërgo aplikimin tënd

Plotëso formularin dhe bashkangjit CV-në ose portofolin. E lexojmë çdo aplikim dhe përgjigjemi brenda 5 ditësh pune.

CV (PDF, DOC ose DOCX)
Asnjë skedar i zgjedhur — deri në 5 MB
Duke dërguar, pranon që t'i ruajmë të dhënat e tua për procesin e rekrutimit.

Nuk e gjete pozicionin tënd? Na shkruaj gjithsesi - ekipi rritet vazhdimisht.