
Media Buying
Reklamimi nuk është të shtypësh “Boost” dhe të presësh rezultate. Ne ndërtojmë fushata të menduara për objektivat e biznesit tuaj, gjejmë audiencat me potencialin më të lartë dhe optimizojmë vazhdimisht buxhetin për të kthyer vëmendjen në rezultate reale.
Çfarë përfshin
Meta Ads
Audienca juaj është tashmë në Facebook dhe Instagram. Ne e prezantojmë biznesin tuaj përpara njerëzve që kanë interes real për atë që ofroni dhe krijojmë reklama që tërheqin vëmendje dhe japin rezultate.
Google Ads
Kur klientët kërkojnë një produkt, biznesi juaj duhet të jetë aty. Ne krijojmë fushata që ju ndihmojnë të rriteni në kërkime, të fitoni më shumë vizita dhe të gjeneroni më shumë mundësi biznesi.
TikTok Ads
Reklama që përshtaten me TikTok-un dhe kapin vëmendjen e një audience që është gjithmonë në lëvizje.
LinkedIn Ads
Ju ndihmojmë të arrini profesionistët, kompanitë dhe vendimmarrësit që mund të jenë klientët ose partnerët tuaj të ardhshëm.
Strategji për Fushata Online
Një fushatë e suksesshme nuk nis me shtypjen e butonit “Promote”. Fillimisht kuptojmë biznesin, përcaktojmë objektivin dhe ndërtojmë një plan të qartë për ta shfrytëzuar buxhetin tuaj aty ku ka më shumë potencial për rezultat.
Lead Generation Campaigns
Krijojmë fushata që nuk sjellin vetëm klikime, por kontakte nga njerëz realisht të interesuar për biznesin tuaj.
Campaign Optimization
Ndjekim rezultatet gjatë gjithë fushatës dhe ndryshojmë atë që nuk po funksionon, në mënyrë që buxheti të përdoret sa më mirë.
Performance Reporting
Ju tregojmë qartë sa investuat, çfarë morët në këmbim dhe çfarë mund të përmirësojmë më tej.
Conventional Marketing (Print)
Marketingu nuk ndodh vetëm online. Ju ndihmojmë të shfaqni brandin edhe përmes billboard-eve, posterave, broshurave dhe materialeve të tjera të printuara.
Katër Hapa, Zero Surpriza
Takimi
Një takim falas ku dëgjojmë biznesin, sfidat dhe objektivat tuaja.
Strategjia
Ndërtojmë planin, kanalet dhe KPI-të që do të ndjekim së bashku.
Ekzekutimi
Prodhojmë, publikojmë dhe menaxhojmë çdo element të fushatës.
Raportimi
Çdo muaj merrni një raport të qartë me rezultatet dhe hapat pasues.