
PR & Communications
PR nuk është thjesht të dalësh në media. Është të kesh diçka për të thënë dhe t'i bësh njerëzit të flasin për të. Ne ndërtojmë komunikim që rrit prezencën, forcon reputacionin dhe e vendos brandin tuaj aty ku duhet të jetë: në bisedë.
Çfarë përfshin
PR Strategy
Nuk mjafton të bësh zhurmë. Duhet të dish ku, kur dhe pse. Ndërtojmë strategjinë që e kthen vëmendjen në reputacion.
Media Relations
Lidhim brandin tuaj me njerëzit dhe platformat që kanë ndikim. Sepse një histori e mirë meriton audiencën e duhur.
Press Releases
Keni diçka për të njoftuar? Ne e kthejmë lajmin në një histori që ia vlen të publikohet.
Brand Launches
Një brand i ri nuk del në skenë çdo ditë. Ndërtojmë lançime që nuk kalojnë thjesht si një postim tjetër në feed.
Events
Organizojmë momente që nuk mbarojnë kur mbyllen dyert. Krijojmë eksperienca që jetojnë edhe pas eventit.
Influencer Relations
Jo çdo influencer është i duhuri. Gjejmë njerëzit që kanë audiencën, besimin dhe zërin që i përshtaten brandit tuaj.
Digital PR
E çojmë brandin përtej mediave tradicionale dhe në bisedat që po ndodhin online. Më shumë prezencë, më shumë zhurmë, më shumë mundësi.
Reputation Management
Reputacioni ndërtohet me kohë dhe mund të dëmtohet shumë shpejt. Ne kujdesemi që ajo që thuhet për brandin tuaj të jetë po aq e fortë sa ajo që thoni vetë.
PR Campaigns
Ndërtojmë ide dhe komunikime që nxisin interes, gjenerojnë publikime, marrin vëmendje dhe e mbajnë brandin tuaj në qendër të bisedës.
Katër Hapa, Zero Surpriza
Takimi
Një takim falas ku dëgjojmë biznesin, sfidat dhe objektivat tuaja.
Strategjia
Ndërtojmë planin, kanalet dhe KPI-të që do të ndjekim së bashku.
Ekzekutimi
Prodhojmë, publikojmë dhe menaxhojmë çdo element të fushatës.
Raportimi
Çdo muaj merrni një raport të qartë me rezultatet dhe hapat pasues.