
Brand Identity
Brandimi është mënyra se si biznesi juaj njihet, mbahet mend dhe perceptohet. Ndërtojmë identitete të qarta, të qëndrueshme dhe të dallueshme, duke bashkuar strategjinë, identitetin vizual dhe komunikimin në një tërësi që përcjell saktësisht atë që përfaqësoni. Për të krijuar një brand që ndihet, komunikohet dhe mbetet në mendjen e njerëzve përgjithmonë.
Çfarë përfshin
Strategji e Brand-it
Një brand i fortë fillon me një strategji të qartë. Para se të flasim për logo, ngjyra apo pamje, përcaktojmë çfarë përfaqëson brandi juaj, kujt i flet dhe ku dëshironi ta shihni në të ardhmen. Krijojmë një bazë strategjike që udhëheq mënyrën si brandi pozicionohet, komunikon dhe zhvillohet.
Pozicionim i Brand-it
Bëhuni zgjedhja e parë për klientët. Në një treg ku të gjithë premtojnë diçka, ju duhet një arsye e fortë për t’u zgjedhur. Identifikojmë atë që ju bën unikë dhe e kthejmë në një pozicionim të qartë, të dallueshëm dhe bashkëkohor për audiencën tuaj.
Logo design
Punuar nga duart e specialistëve, logot tona nuk janë thjesht një simbol i vendosur sipër emrit. Një logo e mirë nuk ka nevojë të bërtasë për t'u vënë re. Ne krijojmë logo që i përshtaten natyrshëm brandit tuaj dhe përfaqësojnë në mënyrë autentike karakterin dhe identitetin e tij.
Ribrandim
Një rebranding i suksesshëm kërkon më shumë sesa thjesht ndryshim. Ai kërkon qartësi, strategji dhe drejtim. Qasja jonë nis me ku qëndron brandi juaj sot, identifikimin e mundësive për përmirësim dhe zhvillimin e një identiteti të rinovuar që përputhet me objektivat e biznesit, pa humbur thelbin e tij.
Katër Hapa, Zero Surpriza
Takimi
Një takim falas ku dëgjojmë biznesin, sfidat dhe objektivat tuaja.
Strategjia
Ndërtojmë planin, kanalet dhe KPI-të që do të ndjekim së bashku.
Ekzekutimi
Prodhojmë, publikojmë dhe menaxhojmë çdo element të fushatës.
Raportimi
Çdo muaj merrni një raport të qartë me rezultatet dhe hapat pasues.