Media Buy

Marketingu i Biznesit

Marketingu i biznesit nuk bёhet vetёm pёr tё fituar para, nuk ka tё bёjё vetёm me shitjen, reklamën ose vetёm me publicitetin. Tё gjitha kёto gërshetohen mes vetes duke krijuar kënaqёsi nga…

Ekipi Specialisti
Ekipi Specialisti
27 Shkurt 2024·2 min lexim
Marketingu i Biznesit - Çfarë është dhe si ta bëjmë për një biznes

Marketingu i biznesit nuk bёhet vetёm pёr tё fituar para, nuk ka tё bёjё vetёm me shitjen, reklamën ose vetёm me publicitetin. Tё gjitha kёto gërshetohen mes vetes duke krijuar kënaqёsi nga shitja, fitimi ose edhe kur tё tjerёt flasin pёr tё duke i bёrё publicitet. Tё gjitha kёto firmat i bёjnё pёr tё mbajtur afёr konsumatorёt e tyre me strategji tё ndryshme me anё tё sё cilave sigurojnё njё fitim ku synojnё sigurimin e burimeve pёr tё vepruar nё vitet e ardhshme. Prandaj përcaktimi i strategjive të drejta me synim zhvillimin afatgjatë të ndërmarrjeve në treg është i vështirë. Për këtë nevojiten ekspertë nga fusha e marketingut.

Strategjitë e Marketingut

Pyetësori është instrumenti i përdorur kërkimor për të mbledhur të dhënat nga ndërmarrjet dhe është ndërtuar nga pyetje të ndryshme të lidhura kryesisht me strategjitë marketingut, por edhe pyetje të tjera rreth marketingut dhe shitjes, duke pasur një pasqyrë të qartë të asaj se si po zbatohen në praktikë strategjitë e marketingut dhe sa i jepet rëndësi marketingut në ndërmarrjet tona prodhuese. Për shkak të një konkurence tepër të fortë në tregun e produkteve ushqimore, për kompanitë e sektorit ushqimor në përgjithësi është sfiduese çështja planifikimit dhe implementimit të strategjive adekuate të marketingut.

Në rastin e shërbimeve egzistojnë disa çështje që ndikojnë në vendosjen e çmimeve për shërbimet. Kjo vështirëson gjetjen e alternativave adekuate për joshjen e klientëve në situatat e krizës. Kur çmimet janë faktori kryesor i cili diferencon llojet e shërbimeve të ofruara në tregun ushqimor. Kostoja kryesore e prodhimit të një shërbimi është puna.

Promovimi në Internet

Promovimi në Internet ofron të prezantohen tiparet specifike të prodhimeve dhe shërbimeve. Në mënyrë që të shpalosen shumë informacione që do të tërheqin blerësit. Gjithashtu duhet të theksohet se promovimi në Internet është pjesë plotësuese e fushatës së përgjithshme promovuese të një firme. Efektet nga përdorimi i Internetit si mjet për promovim të prodhimeve dhe shërbimeve mund të shihen në ndikimin e tij. Kjo shprehur në përqindje, për ata që sa është rritur ndërgjegjësimi për një prodhim ose markë, sa është rritur shitja. Interneti krijon mundësi për konsumatorët e të dhënave që t’i shmangen ndërmjetësve të shumtë. Funksioni i të cilit është që të mbledhë të dhëna nga burime të ndryshme dhe t’i bëjë të aksesueshme për konsumatorët.

Promovimi nëpërmjet Internetit ka përparësitë e mëposhtme:

  • Interneti u mundëson konsumatorëve që të kenë qasje në një numër të madh të të dhënave. Gjithashtu dhe në një numër të madh të prodhimeve dhe shërbimeve të shitura përmes Internetit;
  • Transferimi i mesazheve propagandistike përmes Internetit është shumë më i shpejtë se sa me materiale të shkruara konvencionale;
  • Promovimi përmes Internetit është relativisht më i lirë;
  • Komunikimi përmes Internetit bën të mundur që të dërgojnë të njëjtin mesazh për shumë njerëz.
Ndaje artikullin
Autori
Autori

Ekipi Specialisti

Strategjistë, krijues përmbajtjeje dhe specialistë reklamash që punojnë çdo ditë me biznese shqiptare. Shkruajmë vetëm për ato që i testojmë në fushata reale.

Njihuni me ekipin →

Një email në muaj. Zero spam.

Analiza të shkurtra nga fushatat reale që drejtojmë - çfarë funksionoi dhe çfarë jo.