Social Media

Shërbime marketingu

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh marketingu, të përshtatura sipas nevojave të kompanisë suaj. Ajo që na diferencon nga të tjerët janë këshillat e dedikuara për klientin dhe shërbimet e…

Ekipi Specialisti
Ekipi Specialisti
19 Shkurt 2024·2 min lexim
Shërbime marketingu - Cilat shërbime marketingu ofrojmë ne

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh marketingu, të përshtatura sipas nevojave të kompanisë suaj. Ajo që na diferencon nga të tjerët janë këshillat e dedikuara për klientin dhe shërbimet e personalizuara.

Cilat shërbime marketingu ofrojmë?

Shërbimet tona të marketingut janë të personalizuara sipas kërkesave të klientit. Megjithatë, bazuar në përvojën tonë disa vjeçare, ja disa nga shërbimet kryesore që ne ofrojmë:

Menaxhimi i rrjeteve sociale Shërbime marketingu

Rrjetet sociale janë thelbësore për suksesin e biznesit tuaj. Platforma si TikTok, Instagram, Facebook, dhe X kanë një numër të madh përdoruesish, shumë prej të cilëve mund të jenë klientët tuaj të ardhshëm. Menaxhimi efektiv i rrjeteve sociale rrit dukshmërinë dhe angazhimin e klientëve.

Menaxhimi i Website-it

Një website i mirë dizajnuar është një element kyç i marketingut dixhital. Ofron një platformë ku klientët mund të informohen rreth produkteve dhe shërbimeve tuaja. Ne ofrojmë dizajn dhe zhvillim website-i, optimizim për motorët e kërkimit (SEO) dhe mirëmbajtje të vazhdueshme për t’i mbajtur faqet tuaja të përditësuara dhe funksionale.

Email marketing Shërbime marketingu

Email marketing është ende një metodë shumë efektive për të angazhuar klientët dhe për të promovuar produkte të reja apo oferta speciale. Ne ofrojmë krijimin e listave të email-eve, si dhe dizajnimin dhe menaxhimin e fushatave të marketingut përmes email-it.

Analiza e marketingut

Një nga përparësitë kryesore të marketingut dixhital është gjurmueshmëria dhe matja e rezultateve. Ne ofrojmë analiza të detajuara që ju mundësojnë të kuptoni sjelljen e përdoruesve dhe efektivitetin e fushatave tuaja.

Pagesa për klikim (PPC) Shërbime marketingu

Pagesa për klikim (PPC) është një metodë efektive për të reklamuar biznesin tuaj, ju paguani vetëm kur reklama merr klikime. Ky shërbim ofrohet në platforma si Facebook, Instagram dhe të tjera.

Çfarë është marketingu?

Marketingu është proçesi që lidh kompaninë tuaj me klientët potencialë dhe ndihmon në plotësimin e nevojave të tyre përmes produkteve ose shërbimeve që ofroni. Ai përfshin identifikimin e nevojave të klientëve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve që i plotësojnë ato nevoja, përcaktimin e çmimeve dhe paketimin e duhur, si dhe krijimin e strategjive për të bindur klientët të blejnë ato produkte ose shërbime.

Thënë thjesht, marketingu përfshin të gjithë ciklin, nga identifikimi i klientëve të mundshëm deri te plotësimi i nevojave të tyre përmes produkteve ose shërbimeve që ofron kompania juaj.

Çfarë nuk është marketingu? Shërbime marketingu

Marketingu nuk është thjesht reklamim, marrëdhënie me publikun, apo krijimi i një faqeje interneti dhe fushatash me email. Nuk përfshin vetëm aktivitetet që shihen nga jashtë, por edhe gjithë proçeset që i paraprijnë atyre. Marketingu mbështet klientët tuaj dhe ekipin tuaj të shitjeve duke udhëhequr strategjitë e biznesit tuaj. Ai përcakton se cilat produkte prodhoni, si i shpërndani ato dhe si u përgjigjeni nevojave të tregut.

Ndaje artikullin
Autori
Autori

Ekipi Specialisti

Strategjistë, krijues përmbajtjeje dhe specialistë reklamash që punojnë çdo ditë me biznese shqiptare. Shkruajmë vetëm për ato që i testojmë në fushata reale.

Njihuni me ekipin →

Një email në muaj. Zero spam.

Analiza të shkurtra nga fushatat reale që drejtojmë - çfarë funksionoi dhe çfarë jo.