SEO

Web Design

User Experience Design (UX, UXD, UED, XD) definohet si: procesi që e përdorin ekipet e dizajnit për të krijuar produkte që i ofrojnë përdoruesit përvoja dhe përjetime të përshtatshme dhe…

Ekipi Specialisti
Ekipi Specialisti
27 Shkurt 2024·3 min lexim
Web Design - Çfarë bën një web design

User Experience Design (UX, UXD, UED, XD) definohet si: procesi që e përdorin ekipet e dizajnit për të krijuar produkte që i ofrojnë përdoruesit përvoja dhe përjetime të përshtatshme dhe kuptimplota. Çfarë përfshin web design? Kjo përfshin dizajnin e komplet procesit të përvetësimit dhe integrimit të produktit, duke përfshirë aspektet e brandit, dizajnit, përdorshmërisë dhe funksionalitetit.

UX Designer

Është personi i cili bart barrën kryesore të udhëheqjes së procesit të dizajnit, që nga fazat e para e deri në lançimin e produktit. Aftësitë e tij janë të ndryshme dhe sa më të përgjithshme, nga psikologjia, dizajni e teknologjia. Ai duhet të ketë empati për përdoruesin, kuptim të thellë të User-Centered Design(UCD) dhe aftësi të analizimit. Ai duhet të ketë njohuri rreth teknologjive të ndryshme dhe t’i njohë kufizimet teknike. UX dizajnerët bëjnë hulumtime të përdoruesve, intervista, anketime dhe i përdorin këto informacione për të krijuar storyboards , user journey maps, wireframes dhe prototipe(zakonisht të vizatuara).

Analiza & Koncepti për një Web Design

Tani që ke përfunduar hulumtimin, mund t’i marrësh ato informata dhe të fillosh të punosh me to. Një formë e mirë për t’i vizualizuar informatat është me persona. Personat luajnë rolin e udhërrëfyesit kur vjen fjala te marrja e vendimeve rreth dizajnit. Nëse ndodh të ngecësh, thjesht kthehesh te personat për t’i rikujtuar nevojat e përdoruesit.

Një cilësi që duhet ta ketë UX dizajneri është të jetë i aftë të pranojë informata të reja dhe dëgjojë opinionet e kolegëve. Ju jeni udhëheqësi i vërtetë, por edhe dizajneri, dhe roli yt është të ndihmosh pjesën tjetër të ekipit që të përfshihen në procesin e dizajnit. Gjëja më e rëndësishme është bashkëpunimi, i cili në fund sjell rezultat shumë solid.

WIREFRAME & DIZAJNI

Faza e radhës është marrja e përfundimeve të konceptit dhe shndërrimi i tyre në një dukje të thjeshtë. Kjo fazë fokusohet tërësisht në përmbajtjen. Në këtë fazë do të dizajnoni sitemap, user flow, mock-up, etj. Ndër gjërat më të vlefshme që mund të krijoni në këtë fazë është wireframe.

Wireframe është reprezantim i produktit me përpikmëri të ulët të dizajnit. Punimi i tyre ka dy faza. Faza e parë kur gjithçka bëhet në letra dhe në tabela. Dhe faza e dytë kur ato punohen në softuerët e dizajnit. Pjesa e parë ka më shumë punë e përbashkët se sa të jetë e një individi (UI dizajnerit).

ANALIZIMI

Pas lançimit të projektit, vjen një fazë opcionale, që i sjell ekipit të dizajnit informata shumë të vlefshme. Është faza e një analizimi tjetër që ka të bëjë me produktin tuaj. Në këtë fazë, me ekipin do t’u përgjigjeni pyetjeve si:

Në cilat pika proçesi kaloi me sukses?

Ku kishim sfida dhe ngecje?

Si po i përgjigjen përdoruesit produktit?

A kemi arritur t’ua zgjidhim problemet dhe pikat e mundimit?

Me një nismë solide të reflektimit, do të grumbulloni dituri të paçmuara, të cilat do t’i përdorni që projektet tuaja të ardhshme të ecin edhe më lehtë. Tani të paktën e keni idenë se çfarë do të thotë të jesh UX dizajner. Ndoshta do t’ju ndihmojë të ndiheni më i qetë para se të punësoheni në pozitën e UX dizajnerit.

Ndaje artikullin
Autori
Autori

Ekipi Specialisti

Strategjistë, krijues përmbajtjeje dhe specialistë reklamash që punojnë çdo ditë me biznese shqiptare. Shkruajmë vetëm për ato që i testojmë në fushata reale.

Njihuni me ekipin →

Një email në muaj. Zero spam.

Analiza të shkurtra nga fushatat reale që drejtojmë - çfarë funksionoi dhe çfarë jo.