Media Buy

Studio Marketingu

Me çfarë merret një studio marketingu? Cilat janë detyrat për një studio marketingu? Marketingu direkt, Marketingu interaktiv, Word of mouth, Dizenjimi i forcës së shitjes, Manaxhimi i forcës së…

Ekipi Specialisti
Ekipi Specialisti
26 Shkurt 2024·2 min lexim
Studio Marketingu - Çfarë shërbimesh ofron ajo për një biznes

Me çfarë merret një studio marketingu? Cilat janë detyrat për një studio marketingu?

  • Marketingu direkt,
  • Marketingu interaktiv,
  • Word of mouth,
  • Dizenjimi i forcës së shitjes,
  • Manaxhimi i forcës së shitjes,
  • Parimet e shitjes personale.

Teknologji të reja kanë inkurajuar kompanitë që të lëvizin nga komunikimi masiv në një komunikim më të fokusuar, komunikim të dyanshëm.

Strategjitë dhe teknikat e përparimit të shitjes promovuese

Strategjia e shitjes promovuese paraqet grup aktivitetesh të cilat aplikohen në mënyrë që të rritet shitja e prodhimeve dhe shërbimeve. Kjo mund të bëhet duke zbatuar fushatë të veçantë promovuese, me aktivitete publicitare, me dhënie të mostrave pa pagesë, demonstrime dhe ekspozita gjithashtu dhe çmime të ulëta promovuese.

Zhvillimi i strategjisë së promovimit të shitjes supozon respektimin e çështjeve të mëposhtme:

  • Qasja për blerësit dhe krijimi i dëshirës së tij për prodhim ose formën,
  • Aplikimi i strategjisë së markës së prodhimit,
  • Strategjia e konkurrencës,
  • Strategjia e promovimit,

Faktorët e tjerë të cilët ndikojnë në disponueshmërinë e prodhimit dhe të politikës së çmimeve.

Konceptet e zhvillimit të marketingut

Konceptet më të rëndësishme të përdorura në marketing janë: segmentimi, targetimi, pozicionimi, nevojat, dëshirat, kërkesa, oferta, markat, vlerat dhe kënaqësia, shkëmbimi, transaksionet, marrëdhëniet dhe rrjetet, kanalet e marketingut, zinxhiri i furnizimit, konkurrenca, mjedisi dhe programet e marketingut.

Me nocionin”koncept i marketingut” përmblidhet filozofia e ndërmarrjes, institucionit apo individit të cilën e karakterizon përqëndrimi, përkatësisht fokusimi në konsumatorin. Kjo shprehur përmes përpjekjes së përherëshme dhe harmonike të tërë ndërmarrjes në proçesin e përmbushjes së nevojave dhe dëshirave të konsumatorit si dhe të vet realizimit të objektivave të ndërmarrjes.

  • Ku duan të blejnë konsumatorët?
  • Kur duan të blejnë konsumatorët?
  • Si do të duan të blejnë konsumatorët?
  • Çfarë do të duan të blejnë konsumatorët?
  • Pse do të duan të blejnë konsumatorët?
  • Cilët janë konsumatorët e synuar?

Koncepti i prodhimit

Kjo ndodh kur prodhuesi pozicionohet si mbret dhe drejton tregun. Në momentin qe del në treg, automatikisht ka kërkesë. Në këtë aspekt roli kryesor i marketingut është në shfrytëzimin e vetëm njërit prej elementëve të marketingut miks.

Koncepti i shitjes

Është niveli ku ndërmarrjet shtojnë personelin e tyre, konkurenca fillon të bёhet e dukshme nё krsahasim me konceptin e prodhimit ku kerkesa ishte sasiore, prania në treg e një numri të madh produktesh ose shërbimesh të njëjta apo fort të ngjashme e rrisin konkurrencën.

Koncepti i marketingut

Paraqitet, kur me shtimin e konkurrencës oferta tejkalon kërkesën si pasojë del në dukje problemi i qartë se ndërmarrja nuk mund të rrisë fitimin e as të ekzistojë pa zbatimin e një koncepti të saktë të marketingut. Nëse ndërmarrja nuk i pranon nevojat e konsumatorëve, konkurrentët ndoshta më mirë do t’i plotësojnë kërkesat e tyre e që si pasojë të pashmangëshme paraqiten humbjet çdo herë e më të mëdha.

Ndaje artikullin
Autori
Autori

Ekipi Specialisti

Strategjistë, krijues përmbajtjeje dhe specialistë reklamash që punojnë çdo ditë me biznese shqiptare. Shkruajmë vetëm për ato që i testojmë në fushata reale.

Njihuni me ekipin →

Një email në muaj. Zero spam.

Analiza të shkurtra nga fushatat reale që drejtojmë - çfarë funksionoi dhe çfarë jo.