Trajnim Marketingu - Bëhuni specialist të marketingut online

Trajnim Marketingu

Trajnim Marketingu

Ky trajnim marketingu do të jetë një gjë që do t’ju bëjë juve të arrini të jeni të aftë të kuptoni çdo gjë që lidhet me digital marketing. Trajnimi do të zgjasë dy muaj. Ju për 2 muaj do të arrini të bëni hapin e parë për të hyrë në këtë profesion me njohuri bazë.

Cilat janë temat që do të trajtohen në këtë trajnim marketingu?

Digital marketing është një fushë shumë e gjerë dhe gjithmonë ne nuk duhet të ndalojmë së mësuari. Këto janë temat që ne do të trajtojmë dhe secila është një profesion më vete. Ky trajnim marketingu do t’ju ndihmojë shumë të zgjidhni cila është fusha ku ju do të punoni dhe ju pëlqen më shumë. Kjo do t’ju bëjë specialistë në një drejtim të cilin ju do ta pëlqeni dhe do jeni më të mirët.

1. Rrjetet sociale dhe përdorimi tyre është tema kryesore në këtë trajnim marketingu

Sigurisht tema kryesore për këtë trajnim marketingu janë mediat sociale. Një teknologji ndërvepruese që lehtësojnë krijimin , ndarjen dhe grumbullimin e përmbajtjes , ideve, interesave dhe formave të tjera të shprehjes përmes komuniteteve dhe rrjeteve virtuale . Mediat sociale i referohen formave të reja të mediave që përfshijnë pjesëmarrje interaktive.

2. Content creator/hashtags/captions

Një content creator është dikush që krijon materiale argëtuese, edukative ose reklamuese për t’u shprehur përmes çdo rrjeti social ose kanali.

Hashtags një fjalë ose frazë e paraprirë nga një shenjë hash (#), e përdorur në faqet dhe aplikacionet e mediave sociale. Identifikon përmbajtjen dixhitale për një temë specifike.

Captions ose në shqip titrat që vendosen në çdo vidjo duke e përkthyer audion në të shkruar.

3. Canva

Canva është një aplikacion online për graphic design e cila përdoret për krijimin e imazheve dhe prezantimeve të mediave sociale.

4. Strategjitë dhe përdorimi i tyre një element kyç në këtë trajnim marketingu

Si të ndërtoni një strategji online dhe ta përdorni atë në rrjetet sociale tuaja ose të një biznesi që keni në menaxhim.

5. Sponsor ads

Reklamat e sponsorizuara, të njohura gjithashtu si reklamat pay-per-click (PPC), janë një formë reklamimi në internet në të cilën bizneset paguajnë një tarifë sa herë që klikohet një nga reklamat e tyre. Këto reklama zakonisht vendosen në krye ose në fund të faqes së rezultateve të motorit të kërkimit (SERP) dhe shënohen si “Sponsorizuar” ose “Reklamë” për t’i dalluar ato nga rezultatet organike të kërkimit.

6. Brand awareness dhe optimizimi i brandit

Ndërgjegjësimi për markën është shkalla në të cilën audienca është e njohur me identitetin e markës suaj dhe produktin ose shërbimet e saj.

Optimizimi i markës do të thotë të siguroheni që biznesi juaj të vihet re menjëherë dhe të tërheqë interesin e klientëve të mundshëm.

7. E-mail Marketing

Marketingu me email është një formë e marketingut dixhital që përdor emailin për t’u lidhur me klientët e mundshëm, për të rritur ndërgjegjësimin për markën, për të ndërtuar besnikërinë e klientit dhe për të promovuar përpjekjet e marketingut.

8. Në këtë trajnim marketingu ne do flasim dhe për sigurinë në rrjete sociale

Siguria e mediave sociale përfshin një sërë politikash dhe procedurash të përdorura për të mbrojtur informacionin dhe privatësinë e përdoruesve.

9. VN editor/ CapCut/ Editimi videove

VN editor është një aplikacion i lehtë për t’u përdorur dhe pa pagesë për modifikimin e videove pa watermark.

CapCut ashtu si VN editor është një aplikacion ku ju mundeni ta përdorni për të bërë vidjo profesionale për rrjetet tuaja sociale dhe jo vetëm.

Do t’ju mësojmë se si të bëni vidjo profesionale duke nisur që nga filmimi i tyre dhe duke përfunduar tek mundësitë që aplikacione të ndryshme ofrojnë në bazë të aftësive tuaja.

10. AI Inteligjenca atrificiale dhe Chat GPT

Inteligjenca artificiale (AI) i referohet sistemeve kompjuterike të afta për të kryer detyra komplekse. Historikisht këto vetëm një njeri mund t’i bënte, të tilla si arsyetimi, marrja e vendimeve ose zgjidhja e problemeve.

ChatGPT është një mjet për përpunimin e gjuhës i drejtuar nga teknologjia AI. AI ju lejon të keni biseda me një robot por të ngjashme me njerëzit.

11. Upwork + Fiver

Dy platforma të cilat përdoren nga njerzit të cilët duan të punojnë online nga shtëpia për kompani të huaja ndryshe quhet dhe freelance. Këto aplikacioni mundësojnë që ju të lidheni me klientët tuaj jashtë vëndit.

12. Shitja

Ky trajnim marketingu nuk bëhet vetëm për trajnimin tuaj si menaxher i mediave sociale por edhe si ju të shisni shërbimin tuaj. Do ju shpjegojmë se si mund të arrini të bëheni një shitës që arrinë të ktheni çdo klient në blerës.

13. Marrdhënia me klientin

Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me klientët sigurisht që do të kontribuojë në suksesin tuaj si shitës. Marrëdhëniet me klientët janë një domosdoshmëri në ditët e sotme.

14. Affiliate marketing

Affiliate marketing është një proces ku publikuesit fitojnë një komision duke promovuar një produkt ose shërbim. Kjo bëhet nga një shitës me pakicë ose reklamues tjetër duke përdorur një link shoqërues.

Vlera e vërtetë në këtë trajnim marketingu

Do të ndajmë me ju eksperiencat tona për këtë profesion ku mundësitë janë të pafundme. Ne do ju tregojmë se ku duhet të bëni kujdes dhe se si ta shikoni diçka si një mundësi shumë të mirë për ta arritur aty ku ju dlshironi.

Share the Post:

Postime të ngjashme

Faqe Web-i - Si mund të bëni një faqe webi
Ekspert SEO

Faqe Web

Faqe Web Gjithmonë duhet te dihet parimi i funksionimit të botës WEB dhe komunikimit me faqe web-i. Në esencë gjithmonë

Më tepër »
Faqe Interneti - Çfarë janë faqet e internetit
Ndërtim Website

Faqe Interneti

Faqe Interneti Faqe interneti për biznese të ndryshme. Shumë organizata, biznese, individë ende ballafaqohen me vështirëri të ndryshme të menaxhimit

Më tepër »
Reklamo biznesin - Reklamoni në fushën e marketingut digjital
Reklamimi

Reklamo Biznesin

Reklamo Biznesin Reklamo biznesin që të rrisni shitjet. Në një epokë ku rrjetet sociale dhe platformat online po bëhen gjithnjë

Më tepër »